LAJMI I FUNDIT:

Seedorf: Nuk e shoh Mbappen te Real Madridi

Seedorf: Nuk e shoh Mbappen te Real Madridi

Legjenda holandeze, Clarence Seedorf ka dyshime në lidhje me kalimin e Kylian Mbappe te Real Madridi nga Paris Saint-Germain.

Ylli francez shënoi dy gola në dy ndeshje kundër Los Blancos në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale pasi një het-trik i Karim Benzema në Bernabeu mbrëmë ndihmoi skuadrën e Carlo Ancelottit për të siguruar një vend në çerekfinalen e garës elitare evropiane.


Seedorf ishte një nga ekspertët që komentoi lojën për Amazon Prime Italia dhe ndau mendimet e tij për mundësinë e bashkimit të Mbappes me Real Madridin si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ultrasit e PSG-së i dërgojnë Mbappes një mesazh të qartë mes lidhjeve të transferimit të tij te Real Madridi
Lexo po ashtu Ultrasit e PSG-së i dërgojnë Mbappes një mesazh të qartë mes lidhjeve të transferimit të tij te Real Madridi

“Unë nuk e shoh Mbappen në këtë ekip (Real Madridin)”, ka thënë fillimisht ish-reprezentuesi holandez për Amazon Prime Italia.

“Nëse ai luan në të majtë, do të thotë që Vinicius Jr duhet të mbetet jashtë. Ku do të luante? Në të djathtë në vend të Asensios? Kjo është një mundësi”.

Paris Saint-Germain përgatit një bonus marramendës për Mbappen
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain përgatit një bonus marramendës për Mbappen

“Shikoni se çfarë bëri Karim Benzema sonte (mbrëmë). Ai e kuptoi që skuadra kishte nevojë për të, ndaj u fut thellë për të marrë topin. Mbappe nuk e bën këtë”.

“Neymar e bëri atë në vend të kësaj, duke u përpjekur të rimarrë kontrollin e lojës. Ndoshta Mbappe ka nevojë për një mjedis tjetër për t’u rritur më tej”, përfundoi Seedorf. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori