LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Seanca e Këshillit të Sigurimit

Propaganda e Vuçiqit dhe argumentimi i Kurtit, krejt çka u tha në KS të OKB-së për Kosovën

Përditesuar 08/02/2024 21:02

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur retorikën e tij propagandistike ndaj Kosovës dhe kryeministrit Kurti. Ndërsa, kryeministri Kurti në mënyrë të argumentuar ka folur për veprimet që të sigurohet mbështetja financiare për serbët në Kosovë nga Serbia të mos pengohet.

Në fjalimin e tij, Vuçiq ka thënë se institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre.


Vendimi për dinarin, sipas tij, është shembulli i fundit i përndjekjes ndaj serbëve në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka replikuar presidentit serb për pretendimet e rrejshme se Kosova po persekuton serbët e Kosovës.

“Është e vështirë të dëgjosh të gjitha këto nga një udhëheqës i një vendi (Serbia) që ka kryer gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë. Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë e Bosnje. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Kurti, tha se Banka Qendrore e Kosovës po sigurohet mbështetja financiare për serbët në Kosovë nga Serbia të mos pengohet.

“BQK i ka dërguar një letër Bankës Popullore serbe, duke i propozuar një marrëveshje. Qeveria jonë është plotësisht e përkushtuar për të siguruar një tranzicion të lehtë”, tha ai.

Kurti tha se rregullorja e BQK-së nuk synon të dëmtojë asnjë grup të qytetarëve, por mbron të gjithë qytetarët e çdo etnike nga krimi i organizuar, trafikimi i armëve dhe pastrimi i parave.

Sipas Kurtit, qytetarët në veri të Kosovës, përditë po kërcënohen nga grupet kriminale që pranojnë para të kontrabanduara kryesisht nga kufiri me Serbinë.

“Qytetarët tanë serbë përballen me frikësim nga grupet kriminale që diktojnë veprimet e tyre nga protestat deri te votimi. Mosbindja rezulton në dhunë, djegie të veturave apo kërcënime të anëtarëve të tyre të familjes. Kjo duhet të ndalojë. Beogradi nuk duhet të durohet që pafundësisht të financojë këta kriminelë dhe terroristë në Kosovë me dërgesa të padeklaruara të parave, që qarkullojnë lirshëm dhe në mënyrë të paligjshme për në shtetin tonë. Ky është burimi i histerisë së Beogradit për këtë rregullore bankare”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Përfaqësuesja e SHBA-së në KS të OKB, Linda Thomas-Greenfield ka thënë se SHBA ka shprehur vërejtjet ndaj Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Ajo ka kritikuar Serbinë për sulmin në Banjskë derisa ka shprehur shqetësimin se Radoiçiqi mbetet ende i lirë.

“SHBA dënon edhe njëherë të sulmeve paramilitare serbë në Banjskë të Kosovës ku u vra një polic. Katër muaj pas sulmit Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që e kanë bërë sulmin. Lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi. Serbia duhet të flasë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodh më”, ka deklaruar ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut.

Përfaqësuesi i Federatës Ruse ishte në një linjë me propagandën e presidentit serb Vuçiq duke akuzuar Kosovën se po kryen veprime që përbëjnë “spastrim etnik”, që sipas tij “po injorohen nga organizatat për të drejtat e njeriut”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Kinës në OKB bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut, duke dënuar veprimet “e njëanshme” të Kosovës, sa i përket ndalimit të dinarit.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS të OKB-së, ka theksuar domosdoshmërinë e një angazhimi më intensiv dhe produktiv në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Telegrafi.

Duke u shprehur rreth situatës aktuale, ai tha se është jetike që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të përmbahen nga veprimet që përshkallëzojnë tensionet dhe të respektojnë zotimet e tyre të mëparshme.

Përfaqësuesi i Francës në OKB tha se ka nevojë për stabilizim të situatës në terren dhe që Kosova dhe Serbia të punojnë në normalizimin e raporteve.

Parisi zyrtar u bëri thirrje palëve që të shmangin çdo veprim të njëanshëm që do të mund të nxiste tensionet.

Franca tha se është e shqetësuar me rregulloren e BQK-së dhe mbylljen e institucioneve në Kosovë, duke argumentuar se këto ngjarje mund të kenë ndikim në jetën e serbëve.

Edhe Zvicra bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të tensionojnë situatën.

Ky shtet tha se ndan shqetësimet lidhur me rregulloren e BQK-së, sa i përket njoftimit të publikut me të, por pranoi se autoritetet kanë vendosur një periudhë tranzitore.

Zvicra kërkoi që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit dhe Aneksin e zbatimit të saj si dhe të përfshirët në sulmin në Banjskë të mbahen përgjegjës.

Ndërsa, Vuçiq ka bërë përpjekje të arsyetojë sulmin e Banjskës duke thënë se “serbët që kanë lindur e jetuar në Kosovë, janë përpjekur ta mbrojnë pragun e shtëpisë dhe familjet e tyre”.

Krejt në fund të seancës, fjalën e kanë marrë edhe një herë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq  tha se rasti i Banjskës ka ardhur pas garancive që kanë ofruar ndërkombëtarët për heqjen e barrikadave.

Sipas tij, edhe kur kishin marrë garanci nga Bashkimi Evropian e SHBA-ja, serbët e Kosovës nuk u kanë besuar.

“Muaj më vonë, autoritetet në Prishtinë filluan gjuetinë ndaj serbëve që kishin ngritur barrikada dhe kjo është ndër arsye përse këta njerëz që kanë lindur dhe jetuar aty tërë jetën kanë dashur të mbrojnë pragjet e tyre, familjet e tyre. A e kanë bërë në mënyrë të duhur? Nuk e besoj por duhet t’i dini arsyet e vërteta. Edhe pas kësaj, ne nisëm hetimet dhe do të shohim edhe aktakuzat, por duhet të kuptohet që sipas Kartës së OKB-së, i vetmi integritet territorial që është shkelur është ai i Serbisë dhe asnjë shteti tjetër. S’ka asnjë që mund të vuajë nga shkelja e integritetit territorial”, ka thënë Vuçiqi që ka shprehur “krenari që sheh flamurin e Serbisë në OKB”.

Lideri serb po ashtu kundërshtoi akuzat e Kurtit se Serbia mbështet aktivitete kriminale dhe pastrim parash përmes dërgimit të dinarëve.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka ripërsëritur se dinari nuk është ndaluar në Kosovë, por që euro mbetet valuta zyrtare e vendit.

Ai tha se Serbia duhet të ndalojë së “fantazuari” se Kosova po kërkon hakmarrje për vrasjet dhe krimet e tjera të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Ne nuk do të hakmerremi. Dua drejtësi dhe drejtësi është drejtësi duke mos qenë hakmarrje. Në mënyrë që të kemi paqe, raporte normale, ata duhet të ndalen së fantazuari se ne po kërkojmë hakmarrje. Unë si kryeministër iu garantoj se nuk po kërkojmë hakmarrje”, tha ai.

Pas këtij fjalimi, Vuçiq u dëgjua duke kërkuar fjalën dhe duke thënë se “do të ketë drejtësi për njerëzit tanë”. Por kryesuesja e mbledhjes, nuk ia dha fjalën liderit serb e shpalli të mbyllur seancën./Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 23:39:50" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 23:39" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 23:39

Kurti: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia

Kryeministri i Kosovës ka ripërsëritur se vetëm euro është mjet pagese në Kosovë.

Kurti ka komentuar edhe ballinat e gazetave serbe se gjoja Kosova po hakmerret ndaj serbëve për atë që u ndodhi kosovarëve në vitin 1999.


“Ne nuk do të hakmerremi. Po janë vrarë mbi 10 mijë civil të pa armatosur e janë përdhunuar mbi 20 mijë gra, por nuk do të hakmerremi. Ne duam drejtësi dhe drejtësia ndodh kur nuk ka hakmarrje. Është me rëndësi që për të pasur paqe mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë hakmarrje, këtë e premtojë unë”, ka deklaruar Kurti.

Lajmin e plotë lexojeni këtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 23:37:57" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 23:37" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 23:37

Vuçiq justifikon sulmin terrorist në Bansjkë

Në fjalën përmbyllëse në seancën e jashtëzakonshme të KS të KB, Vuçiq ka bërë përpjekje të arsyetojë sulmin e Banjskës duke thënë se “serbët që kanë lindur e jetuar në Kosovë, janë përpjekur ta mbrojnë pragun e shtëpisë dhe familjet e tyre”.

Presidenti serb tha se rasti i Banjskës ka ardhur pas garancive që kanë ofruar ndërkombëtarët për heqjen e barrikadave.


Sipas tij, edhe kur kishin marrë garanci nga Bashkimi Evropian e SHBA-ja, serbët e Kosovës nuk u kanë besuar.

“Muaj më vonë, autoritetet në Prishtinë filluan gjuetinë ndaj serbëve që kishin ngritur barrikada dhe kjo është ndër arsye përse këta njerëz që kanë lindur dhe jetuar aty tërë jetën kanë dashur të mbrojnë pragjet e tyre, familjet e tyre. A e kanë bërë në mënyrë të duhur? Nuk e besoj por duhet t’i dini arsyet e vërteta. Edhe pas kësaj, ne nisëm hetimet dhe do të shohim edhe aktakuzat, por duhet të kuptohet që sipas Kartës së OKB-së, i vetmi integritet territorial që është shkelur është ai i Serbisë dhe asnjë shteti tjetër. S’ka asnjë që mund të vuajë nga shkelja e integritetit territorial”, ka thënë Vuçiqi që ka shprehur “krenari që sheh flamurin e Serbisë në OKB”.

Lideri serb po ashtu kundërshtoi akuzat e Kurtit se Serbia mbështet aktivitete kriminale dhe pastrim parash përmes dërgimit të dinarëve.

Ai tha se shembulli më i mirë është se dinarët në Kosovë transportohen nga një kompani britanike, e quajtur “Henderson”. Sipas tij, kjo kompani dërgon para në Kosovë për pensionet, rrogat dhe ndihmat e tjera.

Sa i përket dhunës ndaj opozitarit Nikola Sanduloviq, Vuçiqi ka thënë se “askush në Serbi s’ka dëgjuar për të në jetën politike”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 23:34:10" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 23:34" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 23:34

Zvicra kërkon që të mos tensionohet situata

Edhe Zvicra bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të tensionojnë situatën.

Ky shtet tha se ndan shqetësimet lidhur me rregulloren e BQK-së, sa i përket njoftimit të publikut me të, por pranoi se autoritetet kanë vendosur një periudhë tranzitore.

Zvicra kërkoi që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit dhe Aneksin e zbatimit të saj si dhe të përfshirët në sulmin në Banjskë të mbahen përgjegjës.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 23:05:57" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 23:05" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 23:05

Britania e Madhe: Kosova dhe Serbia, të përmbahen nga veprimet që përshkallëzojnë tensionet

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS të OKB-së ka theksuar domosdoshmërinë e një angazhimi më intensiv dhe produktiv në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke u shprehur rreth situatës aktuale, ai tha se është jetike që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të përmbahen nga veprimet që përshkallëzojnë tensionet dhe të respektojnë zotimet e tyre të mëparshme.


Në aspektin e sovranitetit, ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësinë të ushtrojë autoritetin e saj në përputhje me parimet e demokracisë shumëetnike, të cilat janë vendosur qëndrore në Kushtetutën e saj.

Po ashtu kërkoi të bëhet plan që serbët t’i marrin ndihmat deri të gjendet zgjidhja.

Lajmin e plotë lexojeni këtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 23:02:14" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 23:02" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 23:02

Ambasadorja sllovene thekson rëndësinë e përmbajtjes nga veprimet konfliktuale

Duke folur në seancën e KS të OKB-së, përfaqësuesja sllovene ka shprehur shqetësim të thellë mbi incidentin e dhunshëm ku u përfshinë trupat e KFOR-it, sipas raporteve, të sulmuara nga protestues serbë në veri të Kosovës.

Ajo ka bërë apel për një moratorium të veprimeve provokative që mund të ndezin më tej dhunën në rajon.


Në komentet e saj, ambasadorja ka bërë thirrje për një përkushtim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është esenciale që të dyja palët të angazhohen në një dialog të sinqertë dhe të shmangin çdo lloj aksioni që mund të komplikojë procesin e stabilizimit,” thotë ajo.

“Aktet e fundit të dhunës, veçanërisht ato ndaj forcave të KFOR-it, janë të dënueshme dhe nuk kontribuojnë në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt.”

Sllovenia ka vlerësuar pozitivisht arritjen e një marrëveshjeje të fundit rreth çështjes së targave, duke e parë atë si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje./Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 23:00:31" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 23:00" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 23:00

Franca kërkon pezullimin e vendimit të BQK-së për dinarin, Serbisë i kërkon që fajtorët e Banjskës t’i vendos para përgjegjësisë

Përfaqësuesi i Francës në OKB, Nicolas de Rivière ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet mes tyre nëse synojnë integrimin në BE.

“Vendet duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin tensione. Për këtë Franca ka shprehur shqetësimin për vendimin e BQK-së dhe mbylljen e disa komunave serbe në Kosovë. Kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të serbëve sidomos në qasjen në shërbime sociale. Franca kërkon pezullimin e vendimit në mënyrë që të ketë një periudhë tranzicioni”.


Ai tha se statusi i komunave serbe duhet të zgjidhet përmes Asociacionit.

“Dënojmë sulmin në Banjskë dhe Franca kërkon nga Serbia që fajtorët të vihen para përgjegjësisë”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 22:36:51" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 22:36" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 22:36

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Katër muaj pas sulmit në Banjskë, lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield ka thënë se SHBA ka shprehur vërejtjet ndaj Kosovës për ndalimin e dinarit serb, por ka mbështetur Kosovën në raport me sulmin terrorist në Banjskë.

“SHBA dënon edhe njëherë të sulmeve paramilitare serbë në Banjskë të Kosovës ku u vra një polic. Katër muaj pas sulmit Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që e kanë bërë sulmin. Lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi. Serbia duhet të flasë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodh më”, ka deklaruar ajo.


Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 22:30:50" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 22:30" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 22:30

Rusia si Serbia akuzon Kosovën për “spastrim etnik” ndaj serbëve

Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Dmitry Polyanskiy, e akuzoi Kosovën se po kryen veprime që përbëjnë “spastrim etnik” që tha se po injorohen nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Ai paralajmëroi se në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthejë një konflikt i ri, duke e krahasuar situatën e palestinezëve në Rripin e Gazës me serbët që jetojnë në Kosovë.


Ai tha se ndalimi i dinarit “është një hap kriminal dhe ua bën jetën e padurueshme qytetarëve” serbë, sepse sipas ambasadorit rus, serbët rrezikojnë të mbesin pa paga, pensione dhe ndihma të tjera që pranojnë nga Serbia.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 22:27:52" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 22:27" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 22:27

Kurti: Serbia po bën spastrim etnik në Luginë

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 22:19:42" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 22:19" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 22:19

Kurti përmend sulmin grupit terrorist serb në Banjskë

Kryeministri Albin Kurti në KS të OKB-së, përveç tjerash ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës.

Kurti tha se më 24 shtator të vitit të kaluar, rreth 80 paramilitarë të mbështetur nga Serbia filluan një sulm të paprovokuar ndaj patrullës policore në Kosovë duke rezultuar me vdekjen e policit Afrim Bunjaku dhe lëndimin e dy të tjerëve.


Përkundër përpjekjes terroriste duke përdorur edhe pelegrinët e pafajshëm si mburoja, Kurti tha se Policia e Kosovës i ka shmangur këto viktima.

Ai shtoi se më 27 shtator Serbia shpalli ditë zie për terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës dhe nga operacioni antiterrorist.

“E vërejtët që sot, z. Vuçiq po rikujtonte disa serbë që janë lënduar apo plagosur në incidente të ndryshme, por nuk i përmendi tre serbët e vrarë, pse nuk i përmendi këta? Sepse e di që ata kanë qenë terroristë të financuar, mbështetur dhe orkestruar nga ai vetë dhe mu për këtë tre serbët e vrarë nuk u përmendën fare”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 22:18:54" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 22:18" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 22:18

Kurti: Serbia ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për ndalimin e dinarit.

“Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon e as nuk e pengon Serbinë të dërgojë para për Serbët e Kosovës. Çdo gjë e kundërt me këtë është propagandë. Rregullorja përcakton rregullimin e dërgimit të parasë në mënyrë të ligjshme”.


Sipas Kurtit, rregullorja synon që të ofrojë transparencë dhe ligjshmëri sa i përket importit të parave në Kosovë, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe politikës monetare të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se rregullorja nuk kërcënon serbët por sipas tij përkundrazi mbron ata nga grupet kriminale.

“Kur serbët e Kosovës bashkëpunojnë me ne, ata kërcënohen me je dhe ju digjen makinat. Kur serbët e Kosovës kërkojnë të takohen me ne ata e bëjnë këtë fshehtas pasi jeta e tyre kërcënohet. Kjo duhet të ndalohet. Beogradi nuk duhet të lejohet që të financojë pafund kriminelët e vet në Kosovë. Ky është problemi i vërtetë i Serbisë”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 21:53:02" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 21:53" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 21:53

Kurti i përgjigjet Vuçiqit në OKB: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka replikuar presidentit serb për pretendimet e tij të rrejshme se Kosova po persekuton serbët e Kosovës.

Ai tha se këto akuza po bëhen nga një shtet që ka qeverisje autoritare.


“Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”.

Kurti thotë se Kosova ka shënuar edhe rritje ekonomike viteve të fundit dhe sipas tij këtë e ka dëshmuar FMN.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 21:33:37" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 21:33" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 21:33

Përpiqet të viktimizohet Vuçiq, hedh akuza ndaj Kosovës për ndalimin e dinarit

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), presidenti serb, Aleksanadar Vuçiq, ka përsëritur retorikën e  tij propagandistike ndaj Kosovës dhe kryeministrit Kurti.

Vuçiq ka thënë se institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre. Kjo sipas tij, mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme deri në takimin e ardhshëm për raportimin e radhës së UNMIK-ut.


“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe dhe ka kulmuar pasi që mbijetesa e tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë. Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”, shprehet Vuçiq. /Telegrafi/

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 21:25:19" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 21:25" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 21:25

Shefja e UNMIK-ut: Ndalimi i dinarit në Kosovë, rrit mundësinë e tensioneve ndëretnike

Shefja e UNMIK-ut , Caroline Ziadeh në fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka njoftuar ata për marrëveshjet e fundit që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Pavarësisht marrëveshjeve, nuk ka pasur progres në implementimin e tyre”.


Ajo ka përmendur zgjedhjet në veri ku kryetarët shqiptarë u zgjodhën me një përqindje minimale të votave.

Shefja e UNMIK-ut i ka konsideruar negative edhe zhvillimet e shtatorit të vitit të kaluar kur u vra një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Ajo sulmin në Banjskë të cilin e ka cilësuar “incident tejet serioz”.

Caroline Ziadeh ka thënë se ndalimi i befasishëm i dinarit serb në Kosovë ka prekur në masë të madhe serbët lokal në Kosovë.

Ajo thotë se për këtë vendim të autoriteteve të Kosovës ka pasur edhe reagime të shumta ndërkombëtare.

“Masa të këtilla rrisin tensionet dhe dëmtojnë mundësinë për të pasur paqe për të gjitha komunitetet”.

Ziadeh ka përmendur edhe mbylljen e komunave paralele serbe në disa komuna të Kosovës.

Shefja e UNMIK-ut tha se zgjidhja për vendimet e fundit është vetëm përmes dialogut.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-08-2024 20:44:57" ["time"]=> string(16) "08/02/2024 20:44" ["update"]=> bool(false) } 08/02/2024 20:44

Rregullorja e BQK-së për ndalimin e dinarit

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

Kjo rregullore parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euro, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Valutën kombëtare të Serbisë, serbët në Kosovë e kanë përdorur që nga përfundimi i luftës më 1999.


Po ashtu, Serbia ua paguan qytetarëve serbë të Kosovës, përmes një sistemi paralele, pagat, pensionet, ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera.