Në mesin e shumë thashethemeve në lidhje me shërimin e Michael Schumacher, ky është një lajm i vlefshëm. Ndonjëherë Schumacher qan në koma, dhe kjo duket shpresëdhënëse. Ai qan kur dëgjon fëmijët e tij, zërin e gruas së tij, qentë e tij.

Pas një incidenti me ski që tronditi jetën e Michael Schumacher, sot, shëndeti i kampionit gjerman është një e panjohur e madhe. Në medie nuk flitet shumë rreth gjendjes së tij, kjo pas kërkesës së familjes.


Megjithatë, ky lajm i bërë publik nga ‘Corriere della Sera’, u ka dhënë shpresë fansave dhe familjarëve të tij . Deri tani, askush nuk është dorëzuar dhe Schumi me këtë gjest tregon se është ende duke luftuar, duke luftuar në garën e tij më të vështire, në garën me jetën, ku me siguri edhe këtu do të dalë fitues. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app