LAJMI I FUNDIT:

Schick bën testet mjekësore në Milano

Schick bën testet mjekësore në Milano

Sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick, në orët në vijim do t’i kryejë testet mjekësore në qytetin e Milanos. 

Në ndërkohë, sipas Tuttomercatoweb, në rast se i kalon testet mjekësore, shumë klube do t’i kërkojnë shërbimet e tij, kurse Interi është ndër to.


Juventusi ka qenë i lidhur me lojtarin çek, madje i kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin bardhezi, ku iu zbulua një problem në zemër.

Zonja e Vjetër u tërhoq nga marrëveshja e cila e parashihte pagimin e klauzolës së lojtarit.

Juve vazhdon sa i përket sulmuesit të interesohet për Keita Balde Diaon e Lazios. /Telegrafi/