LAJMI I FUNDIT:

Schick: Roma është skuadra ideale për lojën time

Schick: Roma është skuadra ideale për lojën time

Patrik Schick e ka quajtur Romën si skuadrën ideale, ku mund të luajë. Sulmuesi çek kaloi te Giallorossët nga Sampdoria për 42 milionë euro.

Ai është huazuar me obligim blerjeje te klubi kryeqytetas, pasi transferimi i tij te Juventusi dështoi për shkak të problemeve me zemër.


Zyrtare: Schick lojtar i Romës, bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
Lexo po ashtu Zyrtare: Schick lojtar i Romës, bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe jam shumë i lumtur. Për mua, Roma është skuadra ideale”.

“Po ashtu, më polen trajneri (Eusebio Di Francesco), taktikat e tij dhe më pëlqen edhe formacioni”.

“E shfrytëzoj këmbën e majtë, prandaj ndihem mirë edhe në anën e djathtë (të sulmit). Po ashtu, preferoj të luaj në formacion si numër 9”.

“Një përshëndetje të madhe për të gjithë tifozët Romës, faleminderit të gjithë juve. Forca Roma!”, ka thënë Schick për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/