LAJMI I FUNDIT:

Sateliti i vjetër i NASA-s do të bie në Tokë në orët e para të së enjtes, cilat janë gjasat që mund të godasë dikë?

Sateliti i vjetër i NASA-s do të bie në Tokë në orët e para të së enjtes, cilat janë gjasat që mund të godasë dikë?

Një satelit i vjetër i NASA-s pritet të bjerë në Tokë këtë javë, por ekspertët që gjurmojnë anijen kozmike thonë se shanset janë të vogla që të përbëjë ndonjë rrezik.

Sateliti shkencor i zhdukur me emrin Rhessi do të bjerë në atmosferë të mërkurën mbrëma (orët e para të së enjtes, me kohën në Kosovë), sipas NASA-s dhe Departamentit të Mbrojtjes.


NASA tha të martën se nuk dihet se prej nga ku do të hyjë, dhe nuk dihet se kur dhe ku mund të bjerë.

Një pjesë e madhe e satelitit 272 kilogramësh mund të digjet pasi të hyjë, por disa prej tyre pritet të bien në Tokë.

Agjencia hapësinore tha në një deklaratë se rreziku që dikush në Tokë të goditet nga rënia e pjesëve satelitore është “i ulët” – rreth 1 në 2,467.

Rhessi u dërgua në orbitë në vitin 2002 për të studiuar diellin.

Përpara se të mbyllej në vitin 2018 për shkak të problemeve të komunikimit, sateliti vëzhgoi ndezje diellore si dhe nxjerrje masive koronale nga dielli. Satelitit kapi imazhe në rrezet X me energji të lartë dhe rrezet gama, duke regjistruar më shumë se 100,000 ngjarje diellore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori