LAJMI I FUNDIT:

Sarri dëshiron të bashkohet me Kanten te Juventusi

Sarri dëshiron të bashkohet me Kanten te Juventusi

N’Golo Kante mund të konsiderohet aktualisht si lojtari më i mirë te Chelsea, pas largimit të Eden Hazardit në verë te Real Madridi.

Mirëpo, The Blues janë në presion të vazhdueshëm për ta mbajtur mesfushorin francez në skuadër, pasi shumë skuadra e duan transferimin e tij.


Sipas Daily Mail, Maurizio Sarri dëshiron të bashkohet me Kanten te Juventusi, por që është një operacion tejet i vështirë.

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Trajneri italian thuhet se ka biseduar me Pavel Nedvedin, duke i bërë të qartë se i dëshiron shërbimet e fituesit të Kupës së Botës.

Pas Hazardit, Reali arrin marrëveshje me Chelsean edhe për Kanten
Lexo po ashtu Pas Hazardit, Reali arrin marrëveshje me Chelsean edhe për Kanten

Zonja e Vjetër beson se mund ta transferojë mesfushorin francez në shumën e 80 milionë eurove, por Chelsea vështirë se mund ta lejojë largimin e tij në këtë shumë.

Torinezët nuk janë skuadra e vetme në garë për Kanten, pasi edhe Real Madridi e dëshiron transferimin e tij, ndërsa Eden Hazard dhe Thibaut Courtois po tentojnë ta bindin që të kalojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/