Manchester City dështoi edhe këtë edicion të shkojë lart në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj kampionët aktual të Anglisë do të bëjnë ndryshime të mëdha në klub ku pritet të largohen tetë futbollistë.

Njëri nga lojtarët që pritet të jetë i larguari i parë është sulmuesi gjerman Leroy Sane.

Sulmuesi anësor nuk i ka raportet e mira me trajnerin Pep Guardiola dhe pritet të largohet.

Manchester City për ta lënë të lirë Sanen po kërkon së paku 100 milionë euro.

Leroy Sane duke festuar njërin nga 15 golat e shënuar këtë edicion me Manchester Cityn. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

E menjëherë skuadrat e mëdha evropiane janë hedhur në sulm për ta transferuar gjermanin.

Paris Saint Germain, Real Madrid, Barcelona, Juventus e Bayern Munich janë ekipet që po e duan reprezentuesin gjerman .

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me Citizens ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 18 asistime. /Telegrafi/