LAJMI I FUNDIT:

Sancho preferon Liverpoolin para Manchester Unitedit

Sancho preferon Liverpoolin para Manchester Unitedit

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho pritet të përfundojë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Sancho ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Dortmundit në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve dukë shënuar shumë gola dhe asistime.


Forma e tij brilante ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, veçanërisht ato angleze të cilat duan ta kthejnë në Ligën Premier.

Sancho, Grealish dhe lojtarët në listën e dëshirave të Solskjaer – formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri
Lexo po ashtu Sancho, Grealish dhe lojtarët në listën e dëshirave të Solskjaer – formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri

Javëve të fundit është raportuar se Manchester Unitedi është favorit absolut për transferimin e Sanchos, por tani si duket situata ka ndryshuar.

Mediat në Gjermani raportojnë se sulmuesi i anësor anglez preferon transferimin tek një skuadër tjetër përpara Djajve të Kuq.

Sipas Kicker, Sancho do të preferonte një transferim në Liverpool para Unitedit.

Sancho e pranon se legjenda e Liverpoolit edhe Ronaldinho ishin idhujt e tij
Lexo po ashtu Sancho e pranon se legjenda e Liverpoolit edhe Ronaldinho ishin idhujt e tij

Anglezi mendon dhe beson se ka më shumë të ngjarë të fitojë tituj me ekipin e Jurgen Klopp dhe për këtë më parë do të transferohej në Anfield sesa Old Trafford.

Megjithatë, për transferimin e tij secila skuadër do të duhej të paguante së paku 120 milionë euro. /Telegrafi/