LAJMI I FUNDIT:

Sanchez një dështak i madh nga penalltitë, ka humbur tetë në gjithë karrierën

Sanchez një dështak i madh nga penalltitë, ka humbur tetë në gjithë karrierën

Dështimi nga penalltia i sulmuesit të Inter, Alexis Sanchez kundër Sampdorias ishte e teta në 12 gjuajtje të tij. 

Kiliani humbi një penallti në ndeshjen ku u ndërpre ecuria prej tetë fitoreve e Interit.


Portieri i Sampdorias, Emil Audero, e filloi ndeshjen me pritjen e një penallti vendimtare kundër Sanchez, i cili gjuajti pasi Romelu Lukaku nuk ishte në lojë.

Goal.com shkruan për gjuajtjet e penalltisë nga lojtar gjatë karrierës së tij, pasi Sanchez ka 12 përpjekje në total, por ka kthyer në gol vetëm katër prej tyre.

Sanchez shënoi një penallti për Interin kundër Brescias sezonin e kaluar dhe ka shënuar tre herë për Arsenalin, ndërsa ka humbur penalltitë me Kilin, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Interin.

Në Udinese dhe Barcelona, ​​sulmuesi i Amerikës së Jugut nuk kishte gjuajtur kurrë penallti. /Telegrafi/