Samuel: Interi ka qenë i paqëndrueshëm

“Na ka munguar vazhdimësia. Ne kemi mundur të fitojmë në shumë ndeshje, por nuk fituam. Tani jemi në probleme të mëdha”.
“Vendi i tretë do të kishte qenë arritje e madhe, sepse ka qenë vit i ndryshimeve të mëdha. Ne nuk duhet të kërkojmë arsyetime sepse ne nuk duam të ndjejmë keqardhje për vetveten, por fakti se kemi ndryshuar aq shumë thotë se kemi pritur vit të vështirë”.
“Ne kemi lëshuar një mundësi shumë të mirë ndaj Atalantas. Ne kemi qenë duke fituar, por bëmë gabime në mbrojtje. Nëse do ta kishim fituar atë ndeshje, do të kishim qenë ende në luftë për vend të tretë”, është shprehur argjentinasi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/04/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































