LAJMI I FUNDIT:

Samsung po zbulon unazën Galaxy në Kongresin Botëror të Telefonave i cili do mbahet në Spanjë

Samsung po zbulon unazën Galaxy në Kongresin Botëror të Telefonave i cili do mbahet në Spanjë

Thashethemet e mëparshme se unaza Galaxy mund të prezantohet në korrik, kanë rënë poshtë.

Kjo pasi nuk ka nevojë të presim edhe katër muaj për të parë se çfarë bëhet fjalë për këtë pajisje e cila do prezantohet së shpejti, siç thuhet në postimin zyrtar të Samsung.


Prezantimi i saj do të realizohet në Kongresin Botëror të Telefonave (MWC) i cili do mbahet nga data 26 deri më 29 shkurt në Barcelonë, Spanjë.

TM Roh i Samsung Division Mobile, thotë se “përveç përvojës së Galaxy S24, Samsung do t’i prezantojë vizitorët me linjën inteligjente shëndetësore ku përfshihet edhe unaza Galaxy”.

Galaxy pritet të thjeshtojë mirëqenien e përgjithshme, duke mbështetur një jetë më të shëndetshme përmes platformës Samsung Health, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Samsung do të prezantojë edhe veçori tjera inteligjente shëndetësore si My Vitality Score i cili ofron njohuri rreth shëndetit në përgjithësi, gjumit, dhe rrahjeve të zemrës.

Në të njëjtën kohë, Booster Card ndihmon për ta jetuar çdo ditë më të shëndetshme duke ofruar njohuri të zbatueshme.

Të dy këto platforma do të vihen në dispozicion në Samsung Health brenda vitit 2024.

Gjithashtu, ekziston edhe sistemi SmartThings, përmes së cilit Samsung po tregon se si shtëpia mund të shndërrohet në një vend për një jetë më të shëndetshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori