LAJMI I FUNDIT:

Samit në Shkup: Tsipras, Verhofstadt, Mitchell dhe Zaev do të debatojnë për integrimet në BE

Samit në Shkup: Tsipras, Verhofstadt, Mitchell dhe Zaev do të debatojnë për integrimet në BE

“Forcim i momentit për integrim evropian” është temë e edicionit të sivjetmë të Samitit “Ekonomist” që do të mbahet sot në Shkup.

Pritet prania e rreth 450 pjesëmarrësve, mes të cilëve biznesmenë të huaj, politikanë dhe menaxherë të kompanive të rëndësishme për ambicie rajonale të integrimeve euroatlantike, si dhe gazetarë.


Mes mysafirë dhe panelistëve janë kryeministri Zoran Zaev, ish-ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi Wess Mitchell, ish-kryeministrat e Greqisë dhe Belgjikës Alexis Tsipras dhe Gi Verhofshtat, si dhe ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia e Veriut për herë të parë është nikoqir i ngjarjes, në organizim të “Ekonomist” magazinës javore ekonomike më prestigjioze e cila ka tirazh milionësh dhe është themeluar në vitin 1843.

Samiti në Shkup vjen në vigjilje të vendimit të pritur për caktim të datës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe fillim të erës së re në proceset eurointegruese të Ballkanit Perëndimor.

Wess Mitchell do të flasë në temën Ballkani Perëndimor në erën e garës së madhe midis forcave, ndërsa për perspektivën evropiane të rajonit do të flasin Gi Verhofshtat ish kryeministër i Belgjikës dhe Dimitros Papadimulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Sipas organizatorëve, kryeministri Zaev, Tsipras dhe Shulc do të flasin për atë se cilat janë hapat e ardhshëm drejt integrimeve evropiane me pasqyrë të Marrëveshjes së Prespës, për atë se si e formon pamjen ballkanike.

Për sigurinë dhe bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor dhe kapitullin e ri të NATO-s do të debatojnë Mirosllav Lajçak kryesues me OSBE-në dhe shefja ne diplomacisë sllovake, Betina Kadenbah ndihmës sekretare e përgjithshme e NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, Alkiviadis Stefanis, zëvendësministri grek i mbrojtjes.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për atë se cilat janë sfidat më të mëdha ekonomike të Ballkanit Perëndimor, si zhvillohet bashkëpunimi rajonal, dhe në cilën mënyrë rajoni mund të tërheqë investime më të mëdha të huaja.

Samiti mbahet në vitin i cili është i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për një situatë unikate duke e pasur parasysh Bregzitin e pritur, përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe Parlamentin Evropian, por edhe luftëra tregtare të SHBA-së dhe ndryshimet në hartën gjeopolitike globale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori