Këngëtarja e njohur Samanta Karavella është pjesë e atyre VIP-ave që poston vazhdimisht fotografi dhe video në rrjetet sociale.

Këngëtarja është duke shijuar sukseset e hitit “Na e dina”, të cilën e solli në bashkëpunim me Gent Fatalin.


Ajo ka dal për një xhiro me makinë dhe me këtë rast ka postuar një fotografi dhe video, teksa luante me flokët e saj. Në sy bie edhe thjeshtësia e saj, e cila vetëm sa e zbukuron. /Telegrafi/