LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Rrishqyrtimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, skenar i deputetëve të PDK-së

Salihaj: Rrishqyrtimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, skenar i deputetëve të PDK-së

Seanca e fundit të Kuvendit të Kosovës u ndërpre nga parashtrimi i kërkesës për rikthim në rishqyrtim dhe plotësim të Ligjit për Gjykatën Specialen në Kuvendin e Kosovës.

Kjo kërkesë po shihet edhe si një sinjal serioz, që paralajmëron tërmet të madh në skenën politike të Kosovës nga fillimi i operimit të Gjykatës Speciale.


Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se dyshon me bazë që kjo kërkesë është instrumentalizuar, ngase kundërshtimi kaq i fuqishëm nuk ka ndodhur as gjatë fazës së miratimit të saj në Kuvend.

“Ajo që ndodhi në seancën e fundit vërtet ishte një skenar shumë i çuditshëm. Të gjithë e dimë se Gjykatën Speciale e kanë votuar pothuajse të gjithë deputetët e PDK-së. Po ashtu e dimë se ajo që ndodhi në seancën e fundit, nuk ka mundur të ndodhë pa dijen dhe miratimin e Kadri Veselit, sepse askush nuk mund të hyjë në sallën e Kuvendit pa kaluar nëpër disa procedura. Pra, ardhja e përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta ishte një skenar për t’i shantazhuar dhe për t’i kërcënuar deputetët, ashtu edhe siç ndodhi”, tha deputeti Salihaj.

Ai thotë se pas seancës ata kanë marrë edhe informacione plotësuese se si është bërë ky skenar nga vetë Grupi parlamentar i PDK-së.

“Sipas informatave që morëm më vonë, i gjithë grupi i deputetëve të PDK-së ishte pjesë e këtij skenari”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori