LAJMI I FUNDIT:

Salah shënon gol të bukur me parabolë ndaj Arabisë Saudite

Salah shënon gol të bukur me parabolë ndaj Arabisë Saudite

Kombëtarja e Egjiptit ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre ndaj Arabisë Saudite, e vlefshme për Grupin A në Kupën e Botës “Rusia 2018”.   

Është ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 0-1.

Goli i Salah erdhi pas një parabole me mjeshtëri nga jashtë 16-metërshi.

Ky gol erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes pas asistimit të Abdallah Said.

Salah tashmë ka dy gola në këtë Kampionat Botëror. /Telegrafi/