Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, nuk beson se ai është ende në nivelin e yjeve botërore, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Krahasimi me dy lojtarët më të mirë në botë është i pashmangshëm, duke pasur parasysh golat e shumtë dhe paraqitjet e Salahut këtë sezon.

Kjo pasi, Salah së fundmi vendosi një rekord të ri prej 32 golash në një sezon të Ligës Premier gjatë 38 ndeshjeve.

Salah shpallet futbollisti i vitit në Angli Salah shpallet futbollisti i vitit në Angli

Sulmuesi egjiptian i arriti këto gola në vetëm 36 ndeshje, duke kaluar emra të njohur si Ronaldo dhe Luis Suarez.

Salah u pyet në lidhje me krahasimet mes tij dhe Messit dhe Ronaldos, por egjiptiani u tregua i sinqertë duke thënë se nuk është në nivelin e tyre.

Salah po luan një sezon të ‘çmendur’ (Getty Images)

“Aspak”, u përgjigj fillimisht Salah kur u pyet nëse krahasimet mes tij dhe dy lojtarëve të mëdhenj e shqetësonin atë.

Ronaldo dhe Messi kanë fituar Topin e Artë në 10 vitet e fundit (Getty Images)

“Por, unë nuk dua të them se jam i kënaqur me këto lloj krahasime, sepse secili prej tyre ishte në nivelin më të lartë për 10 apo 11 vjet. Niveli i tyre i performancës është i qëndrueshëm”.

Klopp: Salah mund të bëhet njëri nga më të mirët në botë, por nuk i ndihmojnë krahasimet me Messin Klopp: Salah mund të bëhet njëri nga më të mirët në botë, por nuk i ndihmojnë krahasimet me Messin

“Megjithatë, unë kam nevojë për të mbajtur nivelin tim të lartë të performancës për shumë sezone”.

“Shpresoj se mund ta bëj këtë. Definitivisht, ata janë lojtarë të mëdhenj”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/