LAJMI I FUNDIT:

Salah ka thyer tre rekorde të mëdha me golin e shënuar ndaj Manchester United

Salah ka thyer tre rekorde të mëdha me golin e shënuar ndaj Manchester United

Mohamed Salah ka thyer jo një por tri rekorde teksa i ka fituar Liverpoolit një pikë në derbin ndaj rivalit Manchester United.

Derbi i rivalëve të vjetër që u zhvillua në ‘Old Trafford’ mes Manchester United dhe Liverpoolit përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.


Fillimisht, Salah me golin e shënuar tani është bërë lojtari me më së shumti gola të shënuar ndaj Man United në histori të Ligës Premier me 11 sosh, duke tejkaluar Alan Shearer që ka 10 të tillë.

Së dyti, ai ka shënuar gjashtë gola në ligë në ‘Old Trafford’, duke u bërë lojtari mysafir me më së shumti gola në histori të garës, duke tejkaluar Stevan Gerrard me pesë gola.

Liverpooli ‘i gatshëm’ ta shesë lojtarin kryesor – tre kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë
Lexo po ashtu Liverpooli ‘i gatshëm’ ta shesë lojtarin kryesor – tre kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë

Dhe në fund, ylli i Liverpoolit është bërë lojtari i parë mysafir i cili shënon në katër ndeshje radhazi si mysafir i Manchester United.

Goli i egjiptianit ndaj ‘Djajve të Kuq’ ishte i 16-ti për të në këtë sezon të garave në Ligën Premier, teksa vetëm Ollie Watkins (18) dhe Erling Haaland (19) kanë bërë më mirë.

Sa i përket gjendjes tabelare, Liverpooli ka humbur mundësinë për të marrë kreun e tabelës dhe tani gjenden në pozitën e dytë por me pikë të barabarta me Arsenalin (71)./Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori