LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ‘i gatshëm’ ta shesë lojtarin kryesor – tre kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë

Liverpooli ‘i gatshëm’ ta shesë lojtarin kryesor – tre kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë

Liverpool është shprehur i gatshëm të shesë një ndër lojtarët kryesor të ekipit pas barazimit me Manchester United, sipas raportimeve të fundit.

Të dielën, Unitedi dhe Liverpooli luajtën baras me rezultat 2-2, vetëm tri javë pas duelit që ‘Djajtë e Kuq’ e fituan ndaj tyre në kuadër të FA Cup.


Bëhet fjalë për Salah i cili edhe këtë sezon pati paraqitje fantastike për ‘Të Kuqtë’, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar me nëntë asistime në Ligën Premier.

Megjithatë, siç raporton HITC, shefi i Liverpoolit, Michael Edwards, është i gatshëm që të kompletojë largimin e Salahut këtë verë.

"Messi është Messi dhe unë e dua atë" - Salah me një përgjigje fantastike kur pyetet për yllin argjentinas
Lexo po ashtu "Messi është Messi dhe unë e dua atë" - Salah me një përgjigje fantastike kur pyetet për yllin argjentinas

Al Ittihadi kishte ofruar 150 milionë euro për shërbimet e egjiptianit verën e kaluar, por këtë ofertë e kishte refuzuar Liverpooli.

Sidoqoftë, interesimi i tyre nuk është zbehur dhe klubi saudit pritet që të bëjë edhe një ofertë tjetër për 31-vjeçarin i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli.

Raportimi shton se në rast se Salah largohet përfundimisht, një sërë kandidatësh janë duke u konsideruar për zëvendësimin e tij.

Kjo listë e lojtarëve që mund ta pasojnë Salahun tek Liverpooli përfshin lojtarë si Pedro Neto, Nico Williams dhe Florian Wirtz./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori