LAJMI I FUNDIT:

Salah flet pas lëndimit: Ishte një natë e vështirë, dashuria dhe përkrahja juaj me jep forcë

Salah flet pas lëndimit: Ishte një natë e vështirë, dashuria dhe përkrahja juaj me jep forcë
Mohamed Salah në momentin që u largua na fusha, nuk mungoi edhe ngushëllimi nga Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Liverpooli humbi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat  3-1.

Ndoshta ky rezultat edhe nuk do të ishte kështu sikur Mohamed Salah mos të lëshonte fushën në minutën e 31-të për shkak të lëndimit.


Egjiptiani gjatë një dueli me Sergio Ramosin lëndoi krahun dhe për të ishte e pamundur vazhdimi i lojës.

Momenti i lëndimit (Foto: Getty Images)

Menjëherë pas kësaj u hapën shumë aludime se ai nuk do të jetë në Kampionatin Botëror në Rusi me Përfaqësuesen e Egjiptit, por lojtari është i bindur se deri atëherë do të rikuperohet.

“Ishte një natë e vështirë, por unë jam luftëtar”, e nisi Salah statusin e tij.

Në fund, futbolli bashkon të gjithë: Ronaldo la rivalitetin anash dhe ngushëlloi Salahun gjatë daljes nga fusha
Lexo po ashtu Në fund, futbolli bashkon të gjithë: Ronaldo la rivalitetin anash dhe ngushëlloi Salahun gjatë daljes nga fusha

“Pavarësisht shanseve, jam i bindur se unë do jem në Rusi dhe do t’ju bëjë krenar”.

“Dashuria dhe përkrahja juaj do të më jap mua forcën që më duhet”, ka përfunduar egjiptiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori