LAJMI I FUNDIT:

Salah e Mane ka luajtur shumë më shumë minuta se sa Benzema e Vinicius

Salah e Mane ka luajtur shumë më shumë minuta se sa Benzema e Vinicius

Pasi bënë debutimin e tyre këtë sezon 10 muaj më parë, dyshja e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, shkojnë në finalen e Ligës së Kampionëve me 17 ndeshje më shumë të luajtura se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema dhe 10 më shumë se, Vinicius Junior.

Brazilian është lojtari i Real Madridit që ka luajtur më së shumti ndeshje deri më tani këtë sezon.


Marcelo e përshkroi finalen e së shtunës si lojën më të mirë në botë në nivel klubesh. Disa skuadra garojnë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, por në fund vetëm dy prej tyre ia dalin.

Siç tregon një raport i publikuar nga FIFPro, lojtarët po shkojnë në kufijtë e tyre të forcave për të arritur objektivat e tyre.

FIFPro ofron disa të dhëna për lojtarë si Eder Militao, Benzema, Vinicius, Mane, Salah dhe Virgil van Dijk, të cilët të gjithë kanë arritur në finalen e Parisit.

Sezoni i Liverpoolit nisi më 20 korrik

Djemtë e Jurgen Klopp luajtën ndeshjen e tyre të parë të sezonit më 20 korrik, megjithëse qendërmbrojtësi holandez e bëri këtë nëntë ditë më vonë. Nga ana tjetër, lojtarët e Real Madridit kanë startuar më 8 gusht, ndonëse Benzema nuk debutoi deri më 14 gush.

Mane dhe Salah kanë nga 69 paraqitje secili, me Van Dijk që ka regjistruar 61 deri tani. Benzema ka luajtur 52 ndeshje, Vinicius 59 dhe Militao 56.

Ndërkohë, Mane dhe Salah kanë regjistruar gjithsej 14 paraqitje secili për ekipet e tyre kombëtare, krahasuar me një maksimum prej tetë ndeshjesh të luajtura nga homologët e tyre të Real Madridit.

Ndikimi i lojërave në nivel kombëtar

Reprezentuesi i Egjiptit vjen në ndeshje me 5,968 minuta, krahasuar me Benzema që ka 4,591 minuta dhe Vinicius 5,011 minuta, ndërsa Mane ka luajtur 5,809 minuta futboll.

Ekipet kombëtare kanë ndikuar në këtë minutazh te lojtarët e Liverpoolit, pasi 1468 minuta lojë ka Salah me Egjiptin.

Sulmuesi i Liverpool ka luajtur një ndeshje çdo 4.46 ditë, krahasuar me një ndeshje të Benzema të zhvilluar çdo 5.09 ditë.

Ndërkohë, Vinicius dhe Militao kanë udhëtuar rreth 128.000 km secili, kryesisht për të marrë pjesë në ndeshjet e kombëtares braziliane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori