LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane mund ta ‘tradhtojë’ Liverpoolin – ai mund të nënshkruajë me rivalin më të madh të tyre këtë verë

Sadio Mane mund ta ‘tradhtojë’ Liverpoolin – ai mund të nënshkruajë me rivalin më të madh të tyre këtë verë

Manchester United po udhëheq garën për legjendën e Liverpoolit, Sadio Mane, i cili duket se do të largohet nga Bayern Munich këtë verë.

Pas sulmit fizik ndaj shokut të skuadrës Leroy Sane, bavarezët i bënë të qartë senegalezit se nuk llogarisin më tek ai dhe Mane është afër rikthimit në Ishull, por jo në Liverpool, por në rivalin më të madh të Reds.


Sky Sport gjerman pretendon se Man United dhe Newcastle janë në garë për Mane, por se klubi nga “Old Trafford” ka avantazhin.

Mediat angleze shkruajnë se senegalezi ishte në prag të transferimit te Man United para se të vinte në Liverpool, por ndryshoi mendje në momentin e fundit.

Kujtojmë se Mane mbërriti në Bayern Munich nga Liverpooli në verën e vitit të kaluar për 32 milionë euro.

Bayerni vendos për të ardhmen e Manes dhe Cancelos, dyshja do të largohet në verë nga Munichu
Lexo po ashtu Bayerni vendos për të ardhmen e Manes dhe Cancelos, dyshja do të largohet në verë nga Munichu

Edhe pse ai supozohej të pasonte Roberto Lewandowski, i cili u transferua te Barcelona, ​​Mane shënoi 12 gola dhe asistoi pesë gola në 36 paraqitje.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 dhe aktualisht vlerësohet me 45 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori