LAJMI I FUNDIT:

Sabri Fejzullahu publikon baladën e re “Mos u dorëzo”

Sabri Fejzullahu publikon baladën e re “Mos u dorëzo”
Sabri Fejzullahu sjell këngën e re "Mos u dorëzo"

Edhe një projekt i ri muzikor është publikuar nga legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

“Mos u dorëzo” mban titullin kënga e re, e cila siç shihet është realizuar në kuadër të xhirimeve të fundvitit.


Për tekstin është përkujdesur Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin Ardian Kastrati.

Sabri Fejzullahu sjell këngën e re “Mos u dorëzo” (Foto: YouTube)

Projekti tashmë është i publikuar në platformën digjitale, YouTube, ku besohet se do të mirëpritet nga publiku dhe fansat e tij të shumtë.

Sabri Fejzullahu sjell në versionin 'remake' këngën “Pranvera në Prishtinë”
Lexo po ashtu Sabri Fejzullahu sjell në versionin 'remake' këngën “Pranvera në Prishtinë”

Kjo këngë pason pas versionit të ri të hitit “Pranvera në Prishtinë”, të cilin e ka sjell të përpunuar pas shumë vitesh.

Pavarësisht moshës, Sabriu vazhdon karrierën e tij duke publikuar projekte të reja dhe njëherësh nuk mungon edhe në koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/