LAJMI I FUNDIT:

Sabiani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Sabiani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP
Foto: Top Channel

Sonte nga shtëpia e Big Brother VIP është larguar këngëtari i njohur, Sabiani.

Rrugëtimi i tij në shtëpinë e famshme ka përfunduar pas më shumë se 60 ditësh.


Kjo është hera e dytë që Sabiani eliminohet nga votat e publikut, herën e parë ai u bë sërish pjesë e shtëpisë me anë të biletës kthyese që mori në studio.

Foto: Top Channel

Këngëtari i njohur nga Shqipëria ishte ndër banorët e parë që u bë pjesë e spektaklit.

Foto: Top Channel

Ndërsa, kujtojmë që banorët e mbetur brenda shtëpisë janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Foto: Top Channel

Ndryshe, sonte të ftuar special në spektakël ishin reperi Ledri Vula dhe këngëtari Yll Limani, të cilët edhe kanë komentuar ngjarjet dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.