LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet pastruar peshqirët

Sa shpesh duhet pastruar peshqirët

Nëse logjika juaj është se peshqirët duhet pastruar më rrallë pasi që përdoren vetëm në trup të pastër, atëherë e keni shumë gabim.

Ralitsa Prodanova, eksperte e pastrimit, tregon se peshqirët duhet të pastrohen pas çdo tri-katër përdorimeve.


Ajo thotë se secilën herë që e përdorni peshqirin për ta pastruar trupin, qelizat e vdekura të lëkurës kapen në material dhe ngecin aty.

Nëse e nuhatni peshqirin pasi të jeni pastruar dhe ka aromë ndryshe, atëherë kjo është shenjë se e keni mbushur me baktere të ndryshme.

Mos pastrimi i rregullt i peshqirëve mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe shfaqje të akneve.

Gjithashtu, kur ta pastroni atë, pastrojeni me temperaturë të lartë në mënyrë që t’i vrisni bakteret. /Telegrafi/