LAJMI I FUNDIT:

Sa ndeshje të Liverpoolit do t’i humb Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës

Sa ndeshje të Liverpoolit do t’i humb Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës

Liverpool mund të jetë pa Mohamed Salah deri në tetë ndeshje kur ai përfaqëson Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Djemtë e Jurgen Klopp presin Newcastle në ditën e Vitit të Ri në atë që do të jetë ndeshja e fundit e sulmuesit veteran në klub për një periudhë të gjatë kohore.


Turneu vjetor kontinental i Afrikës – që mbahet këtë vit në Bregun e Fildishtë – fillon më 14 janar, ku Egjipti do të përballet me Mozambikun.

Skuadra e Salah pritet të përparojë nga Grupi B, që do të thotë se pjesëmarrja në mesin e 16-të më të mirave do të zhvillohet më 28 ose 29 janar.

Çerek dhe gjysmëfinalet do të luhen më 2/3 dhe 7 shkurt, ndërsa finalja do të zhvillohet më 11 shkurt.

Sauditët kanë filluar të sulmojnë sërish: Këta janë nëntë yjet që mund të transferohen në Azi në janar
Lexo po ashtu Sauditët kanë filluar të sulmojnë sërish: Këta janë nëntë yjet që mund të transferohen në Azi në janar

Në total, kjo mund të nënkuptojë një mungesë prej tetë ndeshjesh për mbretin egjiptian, pasi Liverpool hyn në një periudhë vendimtare në vitin e ri.

31-vjeçari do të humbasë ndeshjen në raundin e tretë të FA Cup me Arsenalin më 7 janar, si dhe dy gjysmëfinalet e Carabao Cup kundër Fulham, më 10 dhe 24 janar.

Klopp gjithashtu do të jetë pa Salah për ndeshjet e Ligës Premier kundër Bournemouth (21 janar), Chelsea (31 janar), Arsenal (4 shkurt) dhe Burnley (10 shkurt). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori