Kohë më parë, një kompani londineze kishte kryer një anketim për të zbuluar periudhën kohore që shumica e njerëzve do të dëshironin ta shpenzonin nën çarçafë.

Nga anketimet pastaj ishte arritur një mesatare, ku 30 minuta ishte deklaruar si periudhë optimale se sa duhet të zgjatë seksi, transmeton Telegrafi.

Anketimi me 4,400 njerëz ka zbuluar se gjysma e çifteve (52%) janë të lumtur me atë periudhë kohore, por seksi përfundon shumë shpejt për 23% të meshkujve dhe 15% të femrave.

Gjithashtu hulumtuesit kanë treguar se shumë çifte përcaktohen për seks të shpejtë, duke dështuar të gjejnë kohë për një sesion të duhur intim.

Kryesisht për shumicën e çifteve seksi zgjatë 19 minuta, ku 10 prej tyre janë paralojë dhe 9 minuta marrëdhënie. /Telegrafi/