LAJMI I FUNDIT:

Ruskoska: Dëshmitarët e sotëm treguan se protestat gjatë dhunës në Kuvend janë organizuar nga OBRM-PDUKM

Ruskoska: Dëshmitarët e sotëm treguan se protestat gjatë dhunës në Kuvend janë organizuar nga OBRM-PDUKM

Kryeministri Oliver Spasovski dhe Antonio Koçkov më 13 maj do të thirren që të dëshmojnë në seancën gjyqësore në të cilën janë të akuzuar ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski, se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Sot në Gjykatën Penale dëshmuan Mihail Mlladenovski dhe referenti për sistem dhe votim në Kuvend, Sashko Kocevski.


Prokurorja Villma Ruskovska pas seancës gjyqësore deklaroi se dëshmia e Mlladenovskit e tregon përfshirjen e një partie politike, por edhe e strukturave të policisë, gjegjësisht strukturat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të atëhershme. Përderisa nga dëshmia e Kocevskit, tha ajo, mund të nxirren dy aspekte.

“Së pari, se protestat nën moton ‘Për Maqedoni të përbashkët’ ishin direkt të organizuara nga partia politike OBRM-PDUKM, e gjithashtu jo aq, për atë se a është dashur t’ia japë fjalën deputetit Zekirja Ibraimi ose dikujt tjetër, sa më interesonte, gjegjësisht doja të dëgjonte edhe publiku dhe gjykata, se në atë moment ka mundur Trajko Veljanovski ta ndalë monitorin e foltores kur deputeti i atëhershëm Zekirja Ibraimi kishte filluar që ta këndojë himnin shqiptar”, sqaroi Ruskovska.

Avokati i tre të akuzuarve Elenko Millanov thotë se nuk është serioze që dëshmitari Kocevski i cili ishte pedagog i diplomuar të lexonte rregulloren.

“Dëshmitari i dytë sipas gjeneralëve të tij është pedagog i diplomuar i cili në profesionin e tij punon me fëmijë të moshës parashkollore dhe fillore dhe ai mbeti për të interpretuar rregulloren, që vlerësoj se sigurisht është joserioze. Ky dëshmitar nuk konfirmoi se ka mundur ta ndalë, sepse vetë kryetari mund ta kishte ndalë në vitin 2017, ndërsa deri në vitin 2017 gjegjësisht para këtyre ngjarjeve kjo mund të bëhej vetëm përmes qendrës kompjuterike. Vlerësoj se absolutisht kohëzgjatja e këndimit të Ibraimit, të dhënat se çka është dhe si nuk kanë lejuar reagim të tillë dhe me këtë vlerësoj se asgjë nuk konfirmohet”, theksoi Millanov.

Të akuzuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori