LAJMI I FUNDIT:

Rusia synon të ‘shkatërrojë’ Donbasin, thotë Zelensky

Rusia synon të ‘shkatërrojë’ Donbasin, thotë Zelensky

Një këshilltar kyç i presidentit të Ukrainës ka thënë se beteja për qytetet lindore të Severodonetsk dhe Lysychansk ka arritur një “kulm të frikshëm”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Oleksiy Arestovych tha se forcat ruse së shpejti mund të rrethojnë dy qytetet dhe t’i shkëputin ato nga territori ukrainas.


“Kërcënimi i një fitoreje taktike ruse ekziston, por ata nuk e kanë bërë ende”, ka thënë ai.

Kjo vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se po përpiqet të “shkatërrojë” rajonin e Donbasit.

“Kishte sulme masive ajrore dhe artilerie në Donbas. Qëllimi i pushtuesit këtu është i pandryshuar, ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për udhëheqësit perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e artilerisë së rëndë për trupat e tij. /Telegrafi/