LAJMI I FUNDIT:

Rusia planifikon të aneksojë më shumë territor ukrainas “duke përdorur lojëra të ngjashme si në rastin e Krimesë” – thotë SHBA

Rusia planifikon të aneksojë më shumë territor ukrainas “duke përdorur lojëra të ngjashme si në rastin e Krimesë” – thotë SHBA

Rusia planifikon të aneksojë më shumë territor ukrainas “duke përdorur lojëra të ngjashme si në rastin e Krimesë”, thotë SHBA.

Duke cituar inteligjencën amerikane, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Rusia tashmë po hedh bazat për aneksimin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Rajonet e pushtuara të Ukrainës mund të mbajnë referendume “të rreme” për bashkimin me Rusinë që në shtator, theksoi ai.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 pas një referendumi i cili u konsiderua gjerësisht si i paligjshëm.

Amerika njofton një paketë të re armësh për Ukrainën - HIMARS dhe lloje të ndryshme municionesh artilerie
Lexo po ashtu Amerika njofton një paketë të re armësh për Ukrainën - HIMARS dhe lloje të ndryshme municionesh artilerie

“Ne duam t’ia bëjmë të qartë popullit amerikan”, u tha Kirby gazetarëve. “Askush nuk mashtrohet nga kjo”.

“[Presidenti rus Vladimir Putin] po heq pluhurin nga libri i lojërave të vitit 2014″.

Ai akuzoi Rusinë për instalimin e zyrtarëve të paligjshëm pro-rusë për të drejtuar rajonet e pushtuara të Ukrainës, me qëllim organizimin e referendumeve për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Rezultatet e votave do të përdoren nga Rusia “për të tentuar të pretendojë aneksimin e territorit sovran të Ukrainës”, tha Kirby.

Rusia ka instaluar tashmë zyrtarët e saj rajonalë dhe lokalë në pjesët e Ukrainës që ka pushtuar.

Për Rusinë, ai është një tradhtar dhe ekstremist i krahut të djathtë - në Ukrainë, ai është një rus që lufton kundër vendit të tij
Lexo po ashtu Për Rusinë, ai është një tradhtar dhe ekstremist i krahut të djathtë - në Ukrainë, ai është një rus që lufton kundër vendit të tij

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të organizuar me ngut – i konsideruar si i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar, në të cilin votuesit zgjodhën t’i bashkohen Rusisë.

Kirby tha se ai po “ekspozonte” planet ruse “kështu që bota e di se çdo aneksim i supozuar është i paramenduar, i paligjshëm dhe jo legjitim” dhe premtoi se do të kishte një përgjigje të shpejtë nga SHBA dhe aleatët e saj.

Zonat e synuara për aneksim përfshijnë Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, bëri të ditur ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori