LAJMI I FUNDIT:

Rusët e ndaluan futjen e flamujve shqiptarë në Kalinigrad, por harruan që shqiponjat vijnë nga lart

Rusët e ndaluan futjen e flamujve shqiptarë në Kalinigrad, por harruan që shqiponjat vijnë nga lart
Foto: Getty Images

U bënë bashkë rus e serb për të vetmin qëllim që ta mundin Zvicrën e shqiptarizuar.

Madje u murr edhe vendimi që të ndalohet futja e flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë Natyrale.


Por si rusët vendas ashtu edhe miqtë e tyre serbët harruan që Shqiponjat vijnë nga lartë.

Xherdan Shaqiri në këpucët e tij mbanë flamurin e Zvicrës dhe Kosovës (Getty Images)

Xherdani, Graniti, Valoni e Blerimi treguan se kush janë dhe nga vijnë, treguan se dinë të luftojnë për Zvicrën që i dha gjithçka dhe për Kosovën e Shqipërinë që aq shumë e duan.

Edhe pse u ndalua hyrja e flamujve shqiptarë nga tifozët, rusët e serbët kishin harruar që kemi djem shqiptarë në fushë që me krenari e tregojnë prejardhjen e tyre.

Festim magjik i Granit Xhakës. (Getty Images)

Valoni e kishte tatto në krah flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar.

Ndërkohë Xherdani që me këmbët e tij të arta i gjunjëzoi serbët kishte në këpucët e tij flamurin shtetëror të Kosovës.

Xherdani që gjunjëzoi serbët me shqiponjën e tij në Kalinigrad (Getty Images)

Është e kotë t’i ndaloni shqiptarët, nëse gjithçka mbyllet për herën tjetër mos harroni që SHQIPONJAT vijnë nga lart. /Telegrafi/

Xherdani e Valoni, së bashku festojnë gjunjëzimin e serbëve (Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori