LAJMI I FUNDIT:

Ruiz Jr paralajmëron Joshuan: Presioni është mbi ty, dua të lë trashëgimi në boks

Ruiz Jr paralajmëron Joshuan: Presioni është mbi ty, dua të lë trashëgimi në boks
Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz Jr ka folur për meçin ndaj Anthony Joshuas, pas matjeve të fundit para përballjes së dy boksierëve të peshave të rënda.

Dy boksierët e njohur kanë kryer të gjitha matjet dhe më 7 dhjetor pritet të jenë në ring për ndeshjen që do të zhvillohet në Arabi Saudite.

Megjithatë, Ruiz Jr ia ka bërë të qartë Joshuas se do të ketë të vështirë t’i rikthej titujt, pasi do të rrëzoj përsëri në ring.

Joshua paralajmëron nga Arabia Saudite: Kur ta mposhti Ruizin, dua që të gjithë të më përkulen
Lexo po ashtu Joshua paralajmëron nga Arabia Saudite: Kur ta mposhti Ruizin, dua që të gjithë të më përkulen

Këto komente, boksieri amerikano-meksikan i bëri pas matjeve të fundit dhe përballjes së tyre “sy më sy”.

“Jam duke e pritur atë. Por, nëse ai dëshiron të më godas, është më mirë për mua. Unë dua të bëj zhurmë sepse ky është lloji i luftëtarit që jam”, ka thënë fillimisht Ruiz.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Më 7 dhjetor ne duhet të bëjmë presion, të punojmë në trup dhe ta rrëzojmë atë. Sidomos mentalitetin e tij”.

“Ne kemi për të parë se ku është ai sepse i gjithë presioni është mbi të. Presioni nuk është mbi mua sepse unë ndoqa ëndrrën time, i bëra realitetet ëndrrat e mia. Sigurisht që dua më shumë – Dua të lë trashëgiminë e Andy Ruiz Jr”.

Sa do të fitojnë boksierët Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua në duelin e 7 dhjetorit
Lexo po ashtu Sa do të fitojnë boksierët Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua në duelin e 7 dhjetorit

“Njerëzit nuk më kanë parë të rrëzohem në ring. Në fakt unë i copëtoj ata edhe më shpejt kur përpiqen të më rrëzojnë. Të gjithë kemi një plan derisa të goditemi, do të thoshte Mike Tyson”.

“Një grusht mund të ndryshojë luftën. Kjo është ajo që ndodhi më 1 qershor”.

“Mund të jetë pak më e vështirë se hera e parë. Kam për të treguar aftësitë e mia, talentin tim”, përfundoi boksieri amerikano-meksikan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori