LAJMI I FUNDIT:

Pas intervistimit, lirohet Rrustem Mustafa – Remi

Pas intervistimit, lirohet Rrustem Mustafa – Remi

(E plotësuar) Është liruar Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi, i cili para pak orësh ishte arrestuar. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se Mustafa është lirurar pas një intervistimi potesues.

Ish-komandanti i UÇK-së ishte dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë për t’u intervistuar.


Arrestohet Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, është shoqëruar nga pjesëtarët e EULEX-it. Sipas familjarëve të Remit shoqërimi i tij ka të bëjë me ofrimin e dëshmive shtesë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës

“Rrustem Mustafa – Remi është arrestuar për t’u marrë nga ai dëshmi shtesë. Këto informacione janë marrë nga familjarët e Rrustem Mustafës”, ka deklaruar Ermal Panduri.

Sipas familjarëve, ish-komandanti i UÇK-së është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi para dy muajve kishte përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Telegrafi ka pyetur Zyrën e Prokurorit të Specializuar në lidhje me këtë arrestim, por që të njëjtët pa pohuar apo mohuar një veprim të tillë, kanë thënë se “nuk komentojnë hetimet e tyre”.

Remi është dëshmitari i parë që ka dal publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /Telegrafi/