eksperti-banner

Raportimet se Atletico Madrid e do Paulo Dybalan si zëvendësues të Antoine Griezmann janë rritur, ndërsa spanjollët ofrojnë Stefan Savic për Juventusin.

Disa mediume si Marca, Diario Gol dhe tani edhe Radio Onda Cero, thonë se La Joya po kërkohet nga klubi i Wanda Metropolitano.


Sipas thashethemeve që vijnë nga Spanja, ka një marrëveshje pesë vjeçare mes drejtorit sportiv Andrea Berta dhje vëllait të Dybalas, Gustavo.

GettyImages 494177414 Dybala duke festuar (Getty Images)

Argjentinasi shihet si zëvendësues ideal i Griezmann, i cili do të largohet këtë verë më gjasë.

Juventusi nëse vendos ta shes Dybalan kërkon të përfitojë sa më shumë.

Raportohet se shuma që ka vënë Juve është 150 milionë euro deri në 200 milionë euro.

GettyImages 686358336 Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala me trofeun e Serie A. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Atletico Madrid kërkon që ta zbusë çmimin me ofrimin e mbrojtësit Savic.

Dybala vetëm sa e ka nënshkruar kontratën e re me Juventusin në prill të vitit  2017. /Telegrafi/

telegrafi sport app