LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes vete gjashtë persona në Fushë Kosovë, arrestohen tre prej tyre

Rrihen mes vete gjashtë persona në Fushë Kosovë, arrestohen tre prej tyre
Foto: Ilustrim

Gjashtë persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, ku katër prej tyre kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30, në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/