RrGK e shqetësuar nga akuzat e fundit të pabazuara nga KMDLNJ, bën thirrje për mbështetje të vazhdueshme publike për të mbijetuarat e dhunës seksuale të kryer gjatë luftës në Kosovë.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), përmes një reagimi, ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me deklaratat e bëra nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) lidhur me kompensimin e personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
RrGK thotë se KMDLNJ sot deklaroi në media se “është manipuluar me numrin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës” dhe se “pa asnjë dëshmi apo listë të mbështetur në fakte është spekuluar me listën prej 20,000 viktimave të dhunës seksuale e që është keqpërdorur dhe po keqpërdoret edhe nga politika ashtu edhe nga sektori joqeveritar”.
“Së pari, në këtë deklaratë, KMDLNJ kundërshton vetveten; thuhet se nuk ka listë dhe pastaj sugjeron menjëherë se ekziston një listë. Nuk ka asnjë listë dhe nuk mund të ketë asnjë listë, duke pasur parasysh natyrën specifike të këtij krimi të urryer. Ndërkombëtarisht, provat kanë dëshmuar se për shumë arsye, kurrë nuk do të lajmërohen të gjitha të mbijetuarat. Prandaj, ashtu si me prevalencën e ndonjë krimi të tillë, është e pamundur të arrihet ndonjëherë në një numër të caktuar”, thuhet në reagim, njofton Telegrafi.
Më tej në reagim thuhet se “vlerësimi i ‘më shumë se 20,000 grave’ rrjedh nga disa burime. Ndër më bindëset, bazuar në një studim të grave refugjate të kryera nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Hynes dhe Lopes Cardozo, vlerësuan se midis 23.200 dhe 45.600 grave kosovare u përdhunuan ndërmjet gushtit 1998 dhe gushtit 1999.[1]”
“Autorë të tjerë jashtë Kosovës, me absolutisht asnjë interes politik, kanë dhënë vlerësime të ngjashme, siç janë detajuar në raportet paraprake të RrGK-së. Këto vlerësime nuk përfshijnë gratë e etnive të tjera ose burrat që kanë përjetuar dhunën seksuale dhe që gjithashtu kualifikohen për përfitime shtetërore sipas Ligjit të ndryshuar për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Viktimat Civile dhe Familjet e Tyre”.
“Lidhur me faktin se krime të tilla të rënda raportohen rrallë, nuk është aspak befasuese që vetëm 968 persona kanë aplikuar për njohjen e statusit. Përkundrazi, kjo tregon se u lajmëruan shumë gra të guximshme”, thuhet në reagim.
“Në Bosnjë dhe Herzegovinë, u përdhunuan rreth 60,000 gra, por aplikuan përafësisht 1000”, tha Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK. “Pse? Sepse ato nuk donin të lajmëroheshin për shkak të stigmës. Pra, shumica e të mbijetuarave mund të mos aplikojnë, por për to është më e rëndësishme që shoqëria të mos i stigmatizojë më”.
Në reagim thuhet se “RrGK dhe anëtarët e saj e dinë nga përvoja se disa të mbijetuara nuk duan të lajmërohen për arsye personale. Shoqëria duhet të respektojë zgjedhjen e tyre. Ne nuk kemi të drejtë të presim apo të kërkojmë që ato të lajmërohen në qoftë se ato zgjedhin të mos e bëjnë këtë. Ajo që është e rëndësishme është që të mbijetuarava tu njihet statusi dhe të jenë plotësisht të mbështetura nga institucionet dhe shoqëria kosovare”.
“Në përfundim, ne jemi thellësisht të dëshpëruara që deklarata të tilla të dëmshme mund të vinin nga KMDLNJ, e cila historikisht ka qenë mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë”.
“RrGK vazhdon të shprehë mbështetjen e saj të fortë për të gjitha gratë dhe të gjithë burrat që kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, si dhe kërkojmë njohje dhe respekt për të gjithë të mbijetuarit”, thuhet në reagimin RrGK.
RrGK është një rrjet i 143 organizatave të ndryshme të të drejtave të grave që mbështet, mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në tërë Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën