LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Loja me numra shpesh kthehet si boomerang

KMDLNj: Loja me numra shpesh kthehet si boomerang

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj), vlerëson se në Kosovën e pasluftës shumë është manipuluar me numra; sa për shkaqe politike dhe elektorale aq edhe për qëllime të përfitimeve materiale.

“Është manipuluar me numrin e të burgosurve, me numrin e personave që konsiderohen të zhdukur, me invalidë të luftës, me veteranë të luftës, me të vrarë e sidomos është manipuluar me numrin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Pas përfundimit të luftës ka qenë e vështirë të përpilohet një listë e saktë me të burgosur apo që janë marrë peng (si robër lufte) nga Serbia e që janë mbajtur në paraburgim”, thekson KMDLNj.

Sipas këtij këshilli, lista e veteranëve të ish UÇK –së është bërë pjesë e antologjisë së mashtrimit, shpërdorimit flagrant, materialisht shumë të kushtueshëm, moralisht në kundërshtim me të gjitha vlerat morale qofshin ato edhe minimale dhe shembull shumë i keq i abuzimit me pushtetet dhe me luftën çlirimtare.

Për KMDLNj-në kategoria me të cilën është abuzuar skajshmërisht, që nga koha kur ka pasur kundërshtim me njohjen e statusit e deri më sot janë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Pa asnjë dëshmi apo listë të mbështetur në fakte është spekuluar me listën prej 20,000 viktimave të dhunës seksuale e që është keq – përdorur dhe po keqpërdoret edhe nga politika ashtu edhe nga sektori joqeveritar”, thotë KMDLNj.

Shifra e mundshme prej 20,000 të viktimave të dhunës seksuale sipas KMDLNj-së, atëherë edhe pritjet janë të mëdha, prandaj numri (968), i atyre që kanë aplikuar për njohje të statusit është në shpërputhje të madhe me numrin hipotetik prej 20,000 viktimave. Sidomos është në shpërputhje të madhe numri i atyre që iu është njohur ky status.

“Kohëve të fundit Komisioni Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale i është nënshtruar një kritike, sipas KMDLNj-së të paarsyeshme dhe të pambështetur në fakte, që nga komisionet përkatëse parlamentare e deri te OJQ-të që edhe vet janë pjesë e Komisionit”, thotë KMDLNj.

Sipas KMDLNj-së, nëse merren parasysh përvojat e vendeve të rajonit, Komisioni ka bërë punë të mirë për faktin se i ka trajtuar të gjitha rastet që kanë pasur fakte ndërsa , nëse ndonjë rast është vonuar apo është në procedurë është se janë kërkuar dëshmi shtesë që janë në favor të atyre që kërkojnë njohjen e statusit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori