LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet helikopteri mbi lumin e New Yorkut, humbin jetën pesë pasagjerë – pamjet amatore tregojnë momentet e fundit

Rrëzohet helikopteri mbi lumin e New Yorkut, humbin jetën pesë pasagjerë – pamjet amatore tregojnë momentet e fundit

Videoja amatore e filmuar brenda kabinës së helikopterit që u rrëzua në lumin e New Yorkut, shfaq pasagjerët që nuk arrijnë të dalin nga helikopteri për shkak të sasisë së madhe të ujit që kishte hyrë brenda dhe kishte bllokuar dyert.

“Si duhet ta pres këtë”, dëgjohet një pasagjer duke pyetur vetëm 13 sekonda pasi helikopteri mbulohet i tëri nga uji në lumin East. Ngjarja tragjike ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, kurse autoritetet e sigurisë kanë publikuar tani transkriptin e bisedës që ishte zhvilluar në momentet e fundit, transmeton Telegrafi.


Pamjet janë marrë nga kamera GoPro e montuar brenda kabinës së helikopterit, kurse hetuesit po bëjnë analiza nëse rrëzimi i aeroplanit ishte shkaktuar nga faktori njeri apo ndonjë defekt teknik.

Si rezultat i rrëzimit të fluturakes, pesë pasagjerët kishin humbur jetën ku trupat e tyre janë nxjerrë nga zhytësit e policisë, të cilët ishin mobilizuar për ta kryer operacionin për shkak të ujërave të turbullta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori