LAJMI I FUNDIT:

Rreth 46 milionë vende pune mund të humben në industrinë e aviacionit

Rreth 46 milionë vende pune mund të humben në industrinë e aviacionit

Industria e aviacionit është goditur rëndë nga pandemia gjersa raportohet se deri më tani kanë humbur vendin e punës rreth 46 milionë njerëz në nivel global.

E gjithë kjo shkaku i rënies së numrave të fluturimit, kurse vendet e magazinimit për aeroplanët po mbushen, raporton BBC.


Mbyllja totale e industrisë për disa muaj, rimëkëmbja e ngadaltë dhe natyra e ndalimit/fillimit të rihapjes, do të thotë që udhëtimet ajrore nuk do të rikuperohen në nivelet para COVID-19 deri në vitin 2024.

“Analiza jonë tregon se deri në 4.8 milionë vende pune në aviacionin britanik mund të humbasin, një ulje prej 43 për qind nga nivelet e para COVID-19”, tha Michael Gill, drejtori ekzekutiv i The Air Transport Action Group.

Ai tha se, përveç dhënies së mbështetjes së punësimit, qeveritë gjithashtu duhet të ishin të qëndrueshme në mesazhet e tyre në mënyrë që udhëtarët të mos “u nënshtrohen deklaratave të rastësishme të karantinës dhe ndryshimit të vazhdueshëm të listave të destinacioneve të pranueshme dhe të papranueshme”. /Telegrafi/