“Kjo ka ndodhur para disa viteve. Një mik imi ka fjetur tek unë në shtëpi, ndërsa unë jam zgjuar në mes të natës për ta kuptuar se ai ishte duke më dhunuar. Me vite e kam fajësuar veten për këtë”, ka rrëfyer aktorja.

Annalynne McCord ka zbuluar se kohë më parë ka qenë viktimë e dhunimit. Në të vërtetë Annalynne në Ditën e Gruas ka marrë pjesë në një emision televiziv, ku para një audience milionëshe ka ndarë këtë rrëfim tragjik. “Kjo ka ndodhur para disa viteve. Një mik imi ka fjetur tek unë në shtëpi, ndërsa unë jam zgjuar në mes të natës për ta kuptuar se ai ishte duke më dhunuar.


Me vite e kam fajësuar veten për këtë”, ka rrëfyer aktorja për të vazhduar: “Kam menduar se me kalimin e kohës gjërat do të bëheshin më mirë, por ka ndodhur e kundërta, pasi kam përfunduar në depresion dhe me mendime vetëvrasëse. Kam filluar të vetëlëndohem”.

Po ashtu, aktorja ka rrëfyer se për herë të parë është përballur me përvojën traumatike vetëm pas disa viteve, kur në serinë “Beverly Hills” është dashur të luajë një skenë ku dhunohet nga profesori. Ajo tani i ndihmon viktimat e dhunimit, të cilat i motivon dhe i inkurajon që të flasin publikisht për përvojën e tyre.

“E kam braktisur shtëpinë kur kam qenë 15 vjeçe. Jam rritur në një familje të ashpër, përkrah babait prift, për çka jam munduar t’i kompensoj të gjitha pasi jam zhvendosur në Nju-Jork. Dilja çdo natë, konsumoja alkool dhe vallëzoja gjysmë e zhveshur mbi tavolina, por asnjëra nga këto nuk e ka nxitur dhunimin siç kam menduar me vite. Kjo ka ndodhur në shtëpinë time, nga miku im”, ka përfunduar ajo.