Rogerti ka ndarë së fundmi në InstaStory një video nga një natë në klub, ku duket se ishte i ftuar në skenë nga Don Phenom.

Gjatë performancës, ai u pa duke kënduar bashkë me artistin dhe duke shijuar atmosferën me publikun.


Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur Rogerti këndoi vargjet që dikur ia kishte kushtuar Selinës gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në mes të këngës, ai u dëgjua duke përsëritur vargjet “Alaja Selina, alaja Dubai”, të cilat brenda shtëpisë së BBVA përdoreshin gjerësisht në mënyrë ofenduese, pasi Selina kishte shkuar në Dubai si balerinë.

Këto vargje u bënë virale jo vetëm në rrjetet sociale shqiptare, por edhe jashtë vendit, dhe duket se Rogerti vazhdon t’i këndojë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Veprimi i tij ka rikthyer sërish vëmendjen mbi raportin e tensionuar mes tyre.

Kujtojmë se Rogerti ishte komentuar edhe për sjelljen arrogante pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, ndërsa kjo video e fundit ka nxitur reagime të reja në rrjet, duke bërë që shumë ndjekës të aludojnë se ai ende nuk e ka lënë pas inatin e lojës. /Telegrafi/