Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 29 prill 2026.
Sipas njoftimit, çmimet janë caktuar si më poshtë: nafta (dizel) 1.68 euro për litër, benzina 1.47 euro për litër dhe gazi 0.85 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime janë bazuar në vendimin përkatës dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.
Ky vendim bazohet në rregullimet e fundit të tregut ndërkombëtar të naftës dhe vendimet e MINT-it.
Qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë në rast të shkeljeve të çmimeve të përcaktuara. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
48 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































