6 muaj apo 10 vjet? Në një treg ku vendimet për blerje po peshohen më shumë se kurrë, një ofertë po tërheq vëmendje për vlerën që sjell në afat të gjatë – 10 vjet garancion nga Auto Mita.

Që nga lansimi i kësaj kampanje, Auto Mita ka kaluar shifrën prej mbi 100 veturash të kontraktuara, duke dëshmuar një interes të shtuar nga blerësit për një ofertë që shkon përtej praktikave të zakonshme të tregut.


Mesazhi është i thjeshtë: 10 vjet pa gajle.

Më pak pasiguri për kostot e mirëmbajtjes dhe më shumë qetësi gjatë përdorimit të përditshëm.

Oferta vlen për modelet e Renault dhe Dacia dhe po shihet si një nga përfitimet më të rëndësishme për blerësit në tregun e veturave të reja në Kosovë. Për shumë prej tyre, kjo nuk përfaqëson vetëm një ofertë promocionale, por një mbështetje reale për vite me radhë.

Në një kohë kur blerja e një veture lidhet ngushtë me planifikimin financiar afatgjatë, një garancion 10-vjeçar po ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje – duke e kthyer investimin në një zgjedhje më të qëndrueshme dhe më të menduar.

Me këtë ofertë, Auto Mita po vendos në qendër nevojat reale të blerësve: më shumë siguri, më pak shqetësime dhe kontroll më i madh mbi shpenzimet me kalimin e kohës.