LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i trishtë i aktores Argento: Pikërisht në Kanë, në këtë festival, kur isha 21-vjeçare më përdhunoi Harwey Weinstein

Rrëfimi i trishtë i aktores Argento: Pikërisht në Kanë, në këtë festival, kur isha 21-vjeçare më përdhunoi Harwey Weinstein
Mandatory Credit: Photo by Vianney Le Caer/Invision/AP/REX/Shutterstock (9686030s) Actress Asia Argento speaks about being raped by Harvey Weinstein during the closing ceremony of the 71st international film festival, Cannes, southern France 2018 Closing Ceremony, Cannes, France - 19 May 2018

Harvey Weinstein është goditur edhe njëherë në festivalin ndërkombëtar të filmit – Kanë.

Në ceremoninë mbyllëse të festivalit, aktorja Asia Argento ka mbajtur një fjalim emocionues rreth jetës private.


Në fakt, ajo ka treguar se si në moshën 21-vjeçare, pikërisht në Kanë, e kishte përdhunuar seksualit regjisori Weinstein.

Producer Harvey Weinstein (Getty Images)

“Në vitin 1997, unë u përdhunova nga Harvey Weinstein këtu në Kanë”, tha Argento në fillim të rrëfimit të dhimbshëm para shumë yjeve botërore.

“Isha 21-vjeçare. Ky festival ishte toka e tij e gjuetisë. Unë dua të bëj një parashikim: Harvey Weinstein kurrë më nuk do jetë i mirëpritur në këtë festival.

Ai do të jetojë i turpëruar, i shmangur nga komuniteti filmik që dikur e përqafoi dhe e mbuloi për krimet e tij”, vazhdoi ajo.

“Madje edhe sonte, ulur midis jush, ka njerëz që duhet të mbahen përgjegjës për sjelljen e tij ndaj grave, për sjellje që nuk i përkasin kësaj industrie”, tha ndër të tjerash aktorja.

Theksojmë se Weinstein është akuzuar nga një numër i madh i aktoreve për ngacmime dhe përdhunime seksuale duke përfshirë Gwyneth paltrow dhe Angelina Jolien. /Telegrafi/

#repost @chakabars so much respect for Asia Argento for speaking her truth

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne) on May 21, 2018 at 1:00pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori