LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Colin Farrell për takimin me Steven Spielberg

Rrëfimi i Colin Farrell për takimin me Steven Spielberg
(Foto: Variety)

Jeta e Colin Farrell ndryshoi rrënjësisht nga filmi i Joel Schumacher, “Tigerland” (2000), i cili e bëri aktorin nga Irlanda të famshëm në të gjithë botën.

Menjëherë pas, ai u bë një nga emrat më të kërkuar në Hollywood, ndërsa në një bisedë me Yahoo Entertainment ka kujtuar se si dukej ajo periudhë.

“Mundësitë thjesht ranë nga qielli. Ishte krejtësisht e çmendur. Ishte e tillë saqë asnjëherë nuk mund të isha përgatitur atë lloj suksesi që më erdhi me një shpejtësi të tillë”, ka thënë 46-vjeçari.


Një mundësi e atij lloji i kishte ardhur nga njëri prej regjisorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Steven Spielberg, i cili atëherë ishte duke punuar në filmin “Minority Report” me Tom Cruise në rolin kryesor dhe dëshironte të shihte Colin në rolin e Danny Witwer, një agjent i Ministrisë së Drejtësisë.

Colin Farrell: Ajo që bën Tom Cruise nuk është guxim, por është çmenduri
Lexo po ashtu Colin Farrell: Ajo që bën Tom Cruise nuk është guxim, por është çmenduri

“Përfaqësuesi im më tha se Steven Spielberg donte të më shihte. Ishte një befasi e madhe. Unë isha rritur duke shikuar ‘Jaws’ dhe ‘Close Encounters of the Third Kind’, si dhe ‘Indiana Jones’”, ka treguar Farrell duke shtuar se Matt Damon duhej të luante rolin që i ishte ofruar, por ai e kishte refuzuar për shkak të detyrimeve të tjera.

“U ulëm dhe biseduam dhe ndava një sandviç me sardele me të. Kjo më mjaftoi. Edhe nëse nuk e merrja rolin, mjafton sukses të ndaj një sandviç sardeleje me Steven Spielbergun”, ka kujtuar aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Magazina
Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

Magazina
Arrestimi i Noizy-t në Zvicër – shkruajnë edhe mediet zvicerane

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër – shkruajnë edhe mediet zvicerane

Magazina
Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës - Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni

Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës - Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni

Magazina
Zayn Malik flet hapur për racizmin kur ishte anëtar i 'One Direction': Kam punuar shumë në një grup

Zayn Malik flet hapur për racizmin kur ishte anëtar i 'One Direction': Kam punuar shumë në një grup "të bardhë"

Magazina
Dokumentari i ri i Netflix zbulon

Dokumentari i ri i Netflix zbulon "kultin" e ish-gjigantit të modës: Abuzimi seksual në fokus

Magazina
Kalo në kategori