Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim të dukshëm në pamje, vetëm pak orë para debutimit të Manchester Cityt në sezonin e ri të Premier League.

Sulmuesi norvegjez është shfaqur me flokë shumë më të shkurtër, duke lënë pas stilin e gjatë biond që ishte kthyer prej vitesh në një nga tiparet më të dallueshme të imazhit të tij.


Transformimi nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale. Haaland publikoi në Instagram pamjen e re.

Ndryshimi vjen edhe pas një këshille që futbollisti kishte treguar se kishte marrë nga Zlatan Ibrahimovic gjatë Botërorit.

Suedezi i kishte sugjeruar të mos i priste flokët, duke bërë shaka se “fuqia është te flokët”. Megjithatë, Haaland këtë herë vendosi të bëjë të kundërtën.

Pamja e re ka nxitur reagime të shumta nga tifozët, me shumë prej tyre që kanë komentuar ndryshimin e madh dhe kanë bërë krahasime me dukjen e tij të mëparshme.

Haaland e ka zgjedhur këtë moment për të nisur një kapitull të ri edhe në aspektin sportiv, teksa Manchester City përgatitet për ndeshjen e parë të sezonit të ri. /Telegrafi/