LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e këngëtareve shqiptare që iu rikthyen muzikës gjatë vitit 2017: Na kishte munguar skena (Foto)

Rrëfimet e këngëtareve shqiptare që iu rikthyen muzikës gjatë vitit 2017: Na kishte munguar skena (Foto)

Viti 2017 u përmbyll edhe si një vit tjetër shumë i suksesshëm për shumë prej këngëtarëve të estradës.

Disa prej tyre sollën projekte shumë të suksesshme, disa kulmuan karrierën e tyre duke triumfuar në festivale, ndërsa kishte edhe nga ata që qëndruan pasivë, apo iu rikthyen muzikës pas një mungese të gjatë.


Janë disa këngëtare shqiptare, të cilat këtë vit vendosën që t’i rikthehen sërish pasionit të vjetër, që u kishe munguar prej vitesh.

Disa me arsye personale, e disa për faktin se janë bërë nëna, këngëtaret shqiptare kanë treguar se pavarësisht gjithçkaje, muzika mbetet e para për to.

Telegrafi ju sjell një përmbledhje interesante të yjeve shqiptarë, të cilat iu rikthyen skenës këtë vit, ndërsa kanë rrëfyer emocionet e rikthimin në muzikë.

Argjentina Ramosaj

Ishte shkurti i 2017-s, kur këngëtarja Argjentina Ramosaj vendosi t’i rikthehet muzikës pas një pauze të gjatë, për shkak të mëmësisë.

Megjithëse kishte tri vite që nuk kishte sjell këngë të reja, në vitin 2017, Argjentina solli “Pse?”, një këngë shumë interesante e zhanrit Pop, e cila mori menjëherë pëlqyeshmërinë e publikut.

“Mendoj se e kam pasur të nevojshme një pauzë të shkurtër, por sigurisht më ka munguar shumë muzika. Është diçka që unë e dua shumë dhe e bëj me pasion”, pati thënë Argjentina Ramosaj në një intervistë dhënë për Telegrafin, pak ditë para se të publikonte klipin.

Intervista e Argjentina Ramosajt për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Argjentina Ramosajt për Telegrafin

Miriam Cani

Këngëtarja e ëmbël dhe shumë e dashur për publikun, Miriam Cani, u bë nënë për herë të parë më datë 28 nëntor 2015. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Ameli. Përreth dy viteve ajo qëndroi e distancuar nga skena, kjo për shkak se iu përkushtua vajzës. Gjersa nëntori i 2017-tës do ta rikthente atë më të fuqishme se asnjëherë më parë me këngën e saj më të re “Meteor”.

Përpos kësaj, ajo publikoi edhe një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Alban Skënderaj, baladën “Dhurata”, të cilën iadedikuan më të shtrenjtësisë tyre.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe dëshira më erdhi në mënyrë të natyrshme për t’u rikthyer pasi vërtetë më kishte marrë malli për skenën. Po ashtu dhe frymëzimet tani kanë kaluar në tjetër dimension, dhe jam plotë ide për të krijuar gjëra të reja dhe të bukura”, ka thënë Miriam Cani për Telegrafin.

Intervista e Miriam Canit për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Miriam Canit për Telegrafin

Përndryshe, këngëtarja ka treguar edhe se tani e tutje do të përkushtohet më shumë në muzikë, duke sjellë projekte të reja në 2018-tën.

Dafina Rexhepi

Kishte bërë bujë të madhe në vitin 2010 me debutimin e saj si këngëtare, gjersa kishte sjell disa projekte interesante dhe të bukura, derisa në tetor të vitit 2012 do të publikonte klipin e saj të fundit “Tash”, me të cilin do të shënonte një pauzë të gjatë pesë vjeçare në skenë.

Por viti 2017 do ta rikthente atë në skenë, dhe madje mjaft energjike me dy këngët e saj shumë të pëlqyera “Boi”, dhe “Gimme ur love”.

Për Telegrafin, këngëtarja Rexhepi kishte treguar arsyet e largimit nga muzika, dhe ato të rikthimit.

“Muzika për mua ka qenë gjithmonë një hobi, mirëpo për disa arsye familjare pauzova, por edhe pas rikthimit është po ajo ndjenja e njëjtë që e kisha në fillim, prapë janë ato emocionet e njëjta dhe ndjehem shumë mirë, gjithashtu kam shumë ide dhe projekte për t’i realizuar gjatë karrierës”, ka thënë Dafina Rexhepi për Telegrafin.

Intervista e Dafina Rexhepit për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Dafina Rexhepit për Telegrafin

Ndryshe, ajo kishte paralajmëruar se së shpejti do të vinte edhe me bashkëpunime.

Luar

Ka qenë fare e re kur iu fut rrugës së muzikës, por këngëtarja Luar Arani vendosi që për një kohë të gjatë të tërhiqej nga muzika. Ajo kishte sjell një duet shumë të bukur me Flori Mumajesin vite më parë, këngën “Gjithmonë”, e cila kishte mbetur në mendjet e njerëzve, gjersa më pas për disa vite nuk u pa në treg.

Por, në vitin 2017, ajo vendosi të shënojë rikthimin e saj me një këngë tipike R&B, të punuar në Kosovë nga Chircket Beats, këngë e titulluar “Si dje”, e cila u prit mirë nga publiku.

“Pas shumë vitesh pauzë, nuk ishte një vendim spontan për tu rikthyer, por i planifikuar. Bashkëpunuesit, familja dhe dashamirësit e mi kanë qenë një shtysë e vazhdueshme për t’u rikthyer. Projektet e mija të reja do të jenë të prodhuara në studion e Cricket Beats, ndërthurur me kompozimet e mija vetjake”, ka thënë Luar për Telegrafin.

Rikthehet Luar! Këngëtarja flet për projektin e ri muzikor dhe planeve për vazhdimin e karrierës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rikthehet Luar! Këngëtarja flet për projektin e ri muzikor dhe planeve për vazhdimin e karrierës (Foto/Video)

Artistja gjithashtu ka cekur se fillimisht është e orientuar në prurjet muzikore si solo artiste.

Elhaida Dani

Artistja Elhaida Dani nuk është shkëputur shumë nga muzika. Edhe pse ka munguar nga pjesa e prurjeve muzikore, ajo ka qenë vazhdimisht aktive me koncerte duke performuar në teatro të ndryshme në shtet e huaja. 2017-a e gjeti atë më aktive se kurrë në muzikë, me disa projekte të reja në muzikë.

Fillimisht, ajo solli baladën “Më mbaj” të realizuar me klip, gjersa në një intervistë të dhënë për Telegrafin, kishte rrëfyer emocionet e rikthimit në skenë.

“Gjatë këtyre dy viteve i jam dedikuar një ndryshimi radikal në karrierë, për herë të parë iu dedikova muzikës në teatër. Isha dhe vazhdoj të jem pjesë e Musical-it francez, ‘Notre Dame de Paris’ me Riccardo Cocciante. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme pasi për herë të parë e shoh vetën në skenë jo vetëm duke kënduar, por duke kërcyer dhe aktruar në rolin e ciganes Esmeralda, në një skenë si ajo e Pallatit të Kongreseve në Paris. Përgjegjësi e madhe por dhe emocione të papërshkrueshme!”, ka thënë Elhaida Dani për Telegrafin.

Rikthehet Elhaida Dani: Nuk jam tretur në këto dy vite, "Më mbaj" është kënga që po më rikthen ndryshe (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rikthehet Elhaida Dani: Nuk jam tretur në këto dy vite, "Më mbaj" është kënga që po më rikthen ndryshe (Foto/Video)

Ndryshe, artistja u shpërblye me çmimin e dytë në festivalin “Kënga Magjike 2017”, me çka shënoi edhe një tjetër triumf të rëndësishëm në karrierën e saj.

Tregu muzikor shqiptar i pasuruar me shumë artistë, ka ndikuar që në qoftë se nuk vjen shpesh me projekt të reja, edhe rrezikon të ‘tretesh’. Mirëpo, fatmirësisht këngëtaret më lartë janë gjendur mirë, përderisa janë mirëpritur nga publiku për rikthimin e tyre të fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori