LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Elhaida Dani: Nuk jam tretur në këto dy vite, “Më mbaj” është kënga që po më rikthen ndryshe (Foto/Video)

Rikthehet Elhaida Dani: Nuk jam tretur në këto dy vite, “Më mbaj” është kënga që po më rikthen ndryshe (Foto/Video)

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Elhaida Dani së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor, një këngë të re me klip, të titulluar “Më mbaj”.

Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Dani ka rrëfyer detajet e këngës së saj më të re, e cila për herë të parë e sjell atë si kantautore.


“Është një projekt shumë i dashur për mua, pasi për herë të parë vij jo vetëm si këngëtare, por si një kompozitore dhe tekstshkruese. Projekti është realizuar pothuajse i gjithi ne Itali me ekpin tim itaian, në studio për regjistrimin e këngës, dhe gjithashtu videoja”, tha Elhaida Dani për Telegrafin.

Elhaida Dani në xhirimet e klipit të ri “Më mbaj”. (Foto ekskluzive)

Ky projekt shënon njëherazi edhe rikthimin e saj pas dy vitesh pauzë, që nga koha kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2015”. Për Telegrafin, Elhaida tregon se si kanë qenë këto dy vite për të.

“Gjatë këtyre dy viteve i jam dedikuar një ndryshimi radikal në karrierë, për herë të parë iu dedikova muzikës në teatër. Isha dhe vazhdoj të jem pjesë e Musical-it francez, ‘Notre Dame de Paris’ me Riccardo Cocciante. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme pasi për herë të parë e shoh vetën në skenë jo vetëm duke kënduar, por duke kërcyer dhe aktruar në rolin e ciganes Esmeralda, në një skenë si ajo e Pallatit të Kongreseve në Paris. Përgjegjësi e madhe por dhe emocione të papërshkrueshme!”, rrëfeu këngëtarja Dani.

E kemi parë shumë herë energjike në projektet e saj të fundit, por këtë herë Elhaida do vijë ndryshe në projektin e saj më të ri, kështu të paktën tregon vet ajo në vazhdimin e bisedës.

“’Më mbaj’ është ndryshe nga të gjitha daljet që kam bërë deri më sot. Nëse do prisni një Elhaidë shpërthyese që tregon forcën e vokalit te saj, kjo nuk është kënga e duhur. ‘Më mbaj’ është e thjeshtë, e drejtpërdrejt, dhe shumë intime. Kënga e re flet për një histori dashurie që ka mbaruar, por dhe për dëshirën për t’u kthyer bashkë qoftë edhe për një natë! Është një ndjesi që shumë nga ne e përjetojmë çdo ditë”, thotë këngëtarja.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Elhaida po rikthehet me këtë projekt, por tash e tutje ajo nuk e ka ndër mend të ndalet. Në përfundimin e bisedës për Telegrafin, këngëtarja tregon se fundviti për të do jetë gjithë befasi për publikun e saj.

“Kjo këngë është vetëm pjesa e parë e surprizave që kam planifikuar. Ka shumë projekte të reja që po vijnë, jo vetëm në Shqipëri. Për shembull, bashkëpunimi im me producentin amerikan, Arthur Pringley, në duetin ‘Ruby’ që do sjell bashkë me Durim Morinën është pas dere…”, përfundoi Elhaida Dani.

Telegrafi ka përcjell xhirimet e projektit më të ri të këngëtares, dhe ju sjellim në vazhdim imazhe ekskluzive nga klipi më i ri i Elhaidës “Më mbaj”, i cili do të publikohet brenda pak ditësh.

E thjeshtë, por me shumë stil, Elhaida Dani nuk do të zhgënjejë fansat me performancën dhe interpretimin e saj në klip.

Elhaida Dani vjen mjaft atraktive në klipin e ri “Më mbaj”. (Foto ekskluzive)

Elhaida guxon të eksperimentojë edhe në stil në klipin e saj të ri. (Foto ekskluzive)

Një nga skenat më joshëse të klipit të ri “Më mbaj”, të këngëtares Elhaida Dani. (Foto ekskluzive)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Kalo në kategori