LAJMI I FUNDIT:

Miriam Cani: Rikthimi im në muzikë si “Meteor”

Miriam Cani: Rikthimi im në muzikë si “Meteor”

I është rikthyer muzikës pasi mori dhuratën më të bukur që mund t’i caktojë jeta: atë të marrjes së titullit ‘nënë’. Është kjo këngëtarja Miriam Cani, e cila ka bërë gjithmonë për vete publikun me muzikën e saj.

Rikthimin në muzikë ajo e shënoi me “Meteor”, një këngë e realizuar bukur me klip, e cila e solli atë në formën më të mirë të interpretimit.

Këngëtarja Miriam Cani iu rikthye muzikës si një “Meteor” i vërtetë me projektin e saj të ri (Foto nga klipi)

Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Cani rrëfehet ekskluzivisht rreth rikthimit të saj në muzikë, duke treguar edhe planet për projektet e reja, një prej të cilëve erdhi si “Dhuratë” për publikun vetëm pak ditë më parë…

Miriam, jeni rikthyer në tregun muzikor me projektin tuaj më të ri muzikor “Meteor”. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti kaq të veçantë?

Për mua është një nga projektet më të rëndësishme në karrierën time pas një pauze dy vjeçare që bëra nga bota e artit dhe spektaklit. Kam punuar shumë me produksionin e këngës, pasi kjo pjesë për mua mban rëndësinë më të madhe. Klipin ia besova këtë herë krejtësisht njerëzve me të cilët bashkëpunova. Mikes time Ajola Xoxa, kompanisë “Anima Pictures” dhe stilstes Enada at’Nikolla, të cilët bënë një punë të jashtëzakonshme.

Miriam Cani (Foto: Edvina Meta)

Riktheheni pas një pauze në muzikë pas lindjes. Si ishte ndjenja e rikthimit në muzikë?

Është një ndjenjë shumë e mirë dhe dëshira më erdhi në mënyrë të natyrshme për t’u rikthyer pasi vërtetë më kishte marrë malli për skenën. Po ashtu dhe frymëzimet tani kanë kaluar në tjetër dimension, dhe jam plotë ide për të krijuar gjëra të reja dhe të bukura.

“Meteor” si projekt inkuadroi edhe një person tjetër të njohur, Ajola Xoxën e cila realizoi regjinë e klipit. Si ishte bashkëpunimi me të?

Bashkëpunimi me Ajolën ishte shumë i këndshëm sepse kemi punuar me besim të plotë tek njëra-tjetra dhe çdokush është marrë me “detyrën” e vet. Vetëm kështu mund të funksionojë puna në ekip dhe të rezultojë i suksesshëm. Unë kisha besim në atë që Ajola bëri dhe ajo po ashtu në pjesën artistike të performances time.

Miriam Cani: Frymëzimet e mia tani kanë kaluar në tjetër dimension, dhe jam plotë ide për të krijuar gjëra të reja dhe të bukura (Foto: Edvina Meta)

Arsyeja e pauzimit për një kohë ishte fakti që jeni bërë nënë për herë të parë. Si e ka zbukuruar jetën tënde Ameli?

Ameli është njeriu më i shtrenjtë në jetën tonë. Ndryshoi gjithçka me ardhjen e saj. Është motiv i gjithçkaje që ne bëjmë. Ta mbanë ritmin gjithmonë të lartë dhe të zbehë çdo pasiguri apo frikë që mund të kesh në jetë. Fëmija është bekimi më i madh në jetë dhe në momentin që bëhesh prind, kupton se çfarë vlen vërtet në jetë.

Po Albani? Sa është i lidhur me vajzën dhe si është si prind?

Është shumë i lidhur me Amelinë dhe ka një raport të shkëlqyer me të. Ajo përkëdhelet shumë me babin e sa(qesh). Albani e sheh pak më rrallë për arsye të punëve që ka, por kjo e bën kohën që ata kalojnë së bashku edhe më të bukur dhe më intensive.

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani sollën këngën “Dhurata”, dedikuar më të shtrenjtës së tyre, vajzës së vogël, Ameli (Foto: Miriam Cani/Instagram)

Do të jeni gjithashtu pjesë e sezonit të ri të “The Voice Kids”. Si është të rikthehet në karrigen lëkundëse të spektaklit të talenteve?

Jam shumë e lumtur t’i rikthehem këtij formati. Edhe pse në një tjetër formë por prapë brenda frymës së “The Voice”, ku gjithçka që vërtetë emocionon është zëri. Jam e gëzuar për faktin që gjithçka erdhi në momentin e duhur. Atëherë kur unë iu riktheva produksioneve muzikore më erdhi edhe kërkesa e këtij programi.

Cilat do të jenë projekte tjera që presim nga ju pas këngës “Meteor”?

Bashkëpunimi me Albanin që sapo është publikuar, po ashtu dhe disa produksione të tjera muzikore të cilat jam duke i realizuar.

Si e shihni tregun muzikor në Shqipëri dhe Kosovë?

Është vështirë për t’u definuar. Unë mendoj që ne jemi ende në një fazë tranzicioni. Ende nuk është krijuar një bazë e mirëfilltë muzikore apo le të themi rryma të ndryshme, të cilat zënë vendin e vet si në çdo shtet tjetër në botë. Është akoma një fazë eksperimentale. Në momentin që çdo rrymë muzikore do krijojë hapësirë dhe stabilitet ne treg, duke pasur targetin e vet të dëgjuesve, atëherë gjërat do marrin tjetër formë. Unë besoj se kështu duhet të jetë edhe për të kulturuar njerëzit muzikalisht!.

Miriam Cani: Jam shumë e lumtur që do rikthehem në “The Voice of Albania” (Foto: Edvina Meta)

Një ditë e zakonshme e Miriamit dhe Albanit?

Është e mbushur me punë dhe me angazhimet familjare(qesh).

Thënia juaj e jetës?

Nuk kam një të caktuar. Por mbase gjithçka që ka të bëjë me njeriun e sinqertë, të ndershëm dhe mirënjohës ndaj gjithçkaje që bën në jetë, mua më frymëzon…

Miriam Cani, artistja së cilës nuk i mungon asnjëherë buzëqeshja (Foto: Edvina Meta)

Si ka qenë në përgjithësi për ju viti 2017? Si do ta festoni vitin e ri 2018, dhe e keni menduar për dhuratën që do i bëni të voglës Ameli?

Viti që lam pas, ka pasur shumë ulje dhe ngritje emocionale, por Ameli është siç e themi edhe në këngën tonë: “shërimi i çdo plage në jetë”. Gjithcka që dëshirojmë për vitin që vjen dhe çdo vit tjetër është mbi të gjitha shëndeti… të tjerat janë relative dhe vijnë edhe ikin. Shëndeti dhe lumturia familjare janë ato që të mundësojnë gjithçka tjetër që t’i bën në jetë: si private, ashtu edhe profesionale.

Miriam faleminderit që ishe në këtë intervistë. Cili do ishte mesazhi yt për fund?

I falënderoj përzemërsisht për çdo mbështetje dhe dashuri të pakursyer që na dhurojnë çdo ditë. Ata janë shpërblimi më i madh i punës që ne bëjmë. /Telegrafi/

Miriam Cani (Foto: Edvina Meta)

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori