eksperti ad

Nga kënga, kërcimi dhe biznesi, këngëtarja Rovena Dilo duket se po kërkon t’i shtojë edhe një dimension tjetër jetës së saj artistike, aktrimin.

Vetë këngëtarja ka zbuluar në profilin e saj në Instagram se do të jetë pjesë e kastës së aktorëve në serialin shqiptar “Ti mund të më quash Xhon”.


Rovena ka pozuar në krah të aktorit Gent Kame i cili do të jetë edhe bashkëshorti i saj në serial.

Ky serial po realizohet nga studio e prodhimit “Papadhimitri Production” dhe në të do të luajnë shumë emra të njohur të kinemasë dhe ekranit shqiptar, si Nevina Shtylla (prezantuese e “Next” në Vizion Plus), Arbies Konomi, Eva Murati (prezantuesja e “Miss Universe Albania”), Bonald Perkola, Gent Kame, Ermira Gjata etj.